Kërko

Besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për lutjen e Engjëllit të Zotit Besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për lutjen e Engjëllit të Zotit

Vatikan, më shumë se tre milionë kanë marrë pjesë në audiencat dhe kremtimet liturgjike në vitin 2025

Të dhënat e publikuara nga Prefektura e Shtëpisë Papnore tregojnë mbi 250 mijë besimtarë kanë marrë pjesë në audiencat dhe kremtimet liturgjike në vitin 2025 deri në shtrimin në spital të Papa Françeskut më 14 shkurt. Duke filluar nga muaji maj, pas zgjedhjes së Leoni XIV, shifrat flasin për gati tre milionë besimtarë.

R.SH. Vatikan

Në vitin 2025 janë regjistruar gjithsej 3.176.620 pjesëmarrje të besimtarëve në audienca dhe kremtime liturgjike në Vatikan. Të dhënat, të publikuara nga Prefektura e Shtëpisë Papnore, përfshijnë audiencat e përgjithshme dhe jubilare, ato të veçanta, kremtimet liturgjike dhe lutjet e Engjëllit të Zotit (Angelus).

Pjesëmarrjet gjatë papnisë së Papa Françeskut
Në periudhën nga janari deri në prill, gjatë papnisë së Papa Françeskut, janë regjistruar gjithsej 262.820 prani: 60.500 në tetë audienca të përgjithshme dhe jubilare, 10.320 në audienca të veçanta, 62.000 në kremtime liturgjike dhe 130.000 në lutjet e Engjëllit të Zotit. Llogaritja merr parasysh ngjarjet deri më 14 shkurt, me shtrimin në spital të Françeskut në poliklinikën romake Gemelli dhe pezullimin pasues të audiencave.

Pjesëmarrjet pas zgjedhjes së Papa Leoni XIV
Nga zgjedhja në Selinë Papnore e Leonit XIV deri në fund të vitit, pjesëmarrjet e përgjithshme kanë qenë 2.913.800. Në detaje, numërohen 1.069.000 pjesëmarrje në 36 audienca të përgjithshme dhe jubilare, 148.300 në audienca të veçanta, 796.500 në kremtime liturgjike dhe 900.000 në lutjet e lutjes së Engjëllit të Zotit. Muaji dhjetor ka shënuar numrin më të lartë të pjesëmarrjeve në lutjen mariane të Engjëllit të Zotit, me rreth 250.000 pjesëmarrës, ndërsa në tetor është arritur kulmi si për kremtimet liturgjike (rreth 200.000 prani), ashtu edhe për audiencat e përgjithshme dhe jubilare (rreth 295.000).

30 dhjetor 2025, 14:36