Një Kishë në Kinë (AFP ose licencues) Një Kishë në Kinë (AFP ose licencues)

Selia e Shenjtë shpreh kënaqësinë për njohjen civile të Ipeshkvit Zhang Weizhu

Deklaratë e Drejtorit të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë në lidhje me Ipeshkvin e Nderit të Prefekturës Apostolike të Xinxiang, në Kinën kontinentale: "Një hap i ri i rëndësishëm në udhëtimin e bashkësisë së rrethimit kishtar."

R.SH. / Vatikan

"Me kënaqësi mësohet seu njoh civilisht dinjiteti episkopal i Ekselencës së Tij Monsinjor Giuseppe Zhang Weizhu, ipeshkëv nderi i Prefekturës Apostolike të Xinxiang (Henan, Kinë Kontinentale)”.

Kështu thuhet në deklaratën e Drejtorit të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, i cili theksoi se: "Kjo masë është fryt i dialogut midis Selisë së Shenjtë dhe autoriteteve kineze dhe përbën një hap të ri të rëndësishëm në udhëtimin e bashkësisë së rrethimit kishtar".

Të premten, më 5 dhjetor, u kremtua shugurimi episkopal i Atë Francis Li Jianlin, i klerit të Xinxiang, të cilin Leoni XIV e kishte emëruar ipeshkëv të Prefekturës Apostolike të Xinxiang (Provinca Henan, Kinë) më 11 gusht. Papa e kishte miratuar kandidaturën e tij "brenda kuadrit të Marrëveshjes së Përkohshme midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore të Kinës" dhe kishte pranuar dorëheqjen nga kujdesi baritor i të njëjtit Imzot Giuseppe Zhang Weizhu.

09 dhjetor 2025, 12:51