Lindja e Jezu Krishtit Lindja e Jezu Krishtit

Për shumë Mot Krishtlindja, të gjithë ju që na shoqëroni në shtigjet e Jetës

Për shumë Mot Lindjen e Jezu Krishtit, besimtarë e miq të Vatican News - Radio Vatikanit, e shqiptarë të dashur, kudo që jeni. Bekimi, drita, dashuria e paqja e Foshnjes Hyjnore, që lind në grazhdin e Betlehemit e mishërohet përjetësisht me ne njerëzit, qofshin përherë në zemrat e në jetën tuaj.

R.SH. - Vatikan

Për shumë mot Lindjen e Jezu Krishtit, besimtarë e miq të Vatican News - Radio Vatikanit dhe shqiptarë të dashur, kudo që jeni. Bekimi, drita, dashuria e paqja e Foshnjës Hyjnore, që lind në grazhdin e Betlehemit e Mishërohet përjetësisht me ne, njerëzit, qofshin përherë në zemrat e në jetët tona!

Në këtë Kremte të Shenjtë të Lindjes së Zotit tonë Jezu Krisht, të galdojmë e të gëzohemi të gjithë, pa dallim, sepse ndër ne erdhi Shëlbuesi: Zoti e ngriti banesën e vet hyjnore në historinë tonë njerëzore.

Nuk ka vend për trishtim në festën e Krishtlindjes, sepse lindi Jeta, Jeta që mposht frikën e vdekjes e dhuron gëzimin e premtimeve të Amshuara. Askush nuk përjashtohet nga ky gëzim, nga ky galdim: shkaku i gëzimit na bashkon të gjithëve, pse Zoti ynë, që e mundi mëkatin dhe vdekjen, duke mos gjetur asnjë njeri pa faj pa mëkat, erdhi për lirimin e të gjithëve.

Prandaj:

Le të gajdojë shenjti, pse iu afrua shpërblimi;
Le të gëzojë mëkatari, pse iu afrua falja e pajtimi;
Le të marrë guxim pagani, pse është i thirrur të marrë pjesë në Jetë.

Krishtlindje do të thotë se Zoti është përherë me ne e ndër ne.
Edhe pse në botë ende shumë njerëz nuk e njohin, Zoti është!
Edhe pse shumë njerëz ende nuk e pranojnë në zemrat e tyre, Zoti vjen!
Edhe pse shumë zemra njerëzish e vise të botës, nuk kanë vend për Të nga egoizmi e urrejtja, Zoti lind.
Po, Zoti lind për të na shpëtuar nga e keqja, nga urrejtja, nga errësira e vdekja.

Urime të përzemërta

Krishtlindjen e Shenjtë 2025

dhe të Bekuar Vitin e Ri 2026!

24 dhjetor 2025, 16:17