Kërko

Shkatërrime në fshatin Kuala Simpang në Aceh Tamiang, në Sumatrën Veriore. (AFP ose licencuesit) Shkatërrime në fshatin Kuala Simpang në Aceh Tamiang, në Sumatrën Veriore. (AFP ose licencuesit)

Papa u dërgon ndihma vendeve aziatike të goditura nga përmbytjet

Nëpërmjet Lëmoshtarisë Apostolike, Papa Leoni XIV ka dhënë mbështetjen e tij për disa vende të Azisë Jugore dhe Juglindore, të cilat po përballen me vështirësi të mëdha pas kalimit të cikloneve shkatërruese që kanë shkaktuar shumë viktima dhe dëme të shumta materiale.

R.SH. / Vatikan

Pothuajse 1800 viktima dhe mbi një mijë të zhdukur në disa vende të Azisë Jugore dhe Juglindore: ky bilanci është ende i përkohshëm i shirave të rrëmbyeshëm monsunë të fundit të nëntorit që, të shoqëruar nga disa ciklone tropikale, kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheu dhe shembje, duke e vënë në vështirësi serioze edhe operacionet e shpëtimit. Fshatra të tërë mbeten të izoluar pasi ura dhe rrugë janë shkatërruar nga furia e ujit dhe baltës.

Përballë kësaj emergjence, Leoni XIV ka dërguar ndihma, nëpërmjet Lëmoshtarisë Apostolike, në vendet më të goditura si Sri Lanka, Indonezia, Vietnami dhe Tailanda.

Gjatë lutjes së Engjëllit të Zotit të dielën, më 7 dhjetor, Papa pati shprehur afërsinë e tij me popullsitë e goditura rëndë nga fatkeqësitë natyrore. Ati i Shenjtë Leoni XIV pati siguruar lutjen e tij dhe pati nxitur komunitetin ndërkombëtar të kryente gjeste solidariteti ndaj personave në vështirësi të mëdha në ato rajone të botës.

09 dhjetor 2025, 17:39