2024.12.07 Concistoro per la Creazione di nuovi Cardinali

Papa Leoni XIV mbledh Koncistorin e tij të parë

Koncistori do të mbahet më 7 dhe 8 janar 2026. Njoftimi është i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. Do të ketë dy ditë lutjeje, reflektimi dhe diskutimi për t'i ofruar Papës mbështetje dhe këshilla.

R.SH. / Vatikan

Viti i ri do të fillojë në frymën e bashkimit, dallimit dhe ndarjes së përbashkët në Kishë, pas përfundimit të Jubileut të Shpresës me mbylljen e Portës Shenjte në Bazilikën e Shën Pjetrit, më 6 janar. Papa Leoni, siç u njoftua nëntorin e kaluar, do të mbledhë Koncistorin e parë të jashtëzakonshëm të Papnisë së tijmë 7 dhe 8 janar 2026. Lajmi është i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

"Takimi- shkruhet në një deklaratë - do të vijojë gjatë dy ditëve dhe do të karakterizohet nga çaste bashkimi dhe vëllazërie, si dhe nga kohë kushtuar reflektimit, ndarjes dhe lutjes". Këto takime synojnë "të favorizojnë mendimet e përbashkëta dhe t'i ofrojnë Atit të Shenjtë Leoni XIV mbështetje e këshilla në ushtrimin e përgjegjësisë së tij të lartë dhe të rëndë, në qeverisjen e Kishës universale".

Një takim - Koncistori – që dishëron ta forcojë "bashkimin ndërmjet Ipeshkvit të Romës dhe kardinajve, të thirrur për të bashkëpunuar në mënyrë të veçantë në gatishmërinë e tyre për të mirën e Kishës universale".

20 dhjetor 2025, 13:56