Kërko

Bazilika së Shën Pjetrit  (Vatican Media) Bazilika së Shën Pjetrit (Vatican Media)

Në Shën Pjetër, një Shpellë Betlehemi nga shkolla artizanale napolitane

Në festën e Zojës së Papërlyer, në pëfundim të Sakramentit, Kardinali Mauro Gambetti, kryeprift i Bazilikës së Vatikanit, do të zbulojë dhe do bekojë skenën e Lindjes së Krishtit, vepër e artizanëve-mjeshtra të San Gregorio Armeno, Cantone e Costabile. Vepra, me ndihmën e Fabrikës së Shën Pjetrit, u vendos në Altarin e Shën Gregorit të Madh

R.SH. / Vatikan

Skena e lindjes së Jezu Krishtit, shpella e Betlehemit, në Bazilikën e Shën Pjetrit, do të paraqitet nesër më 8 dhjetor, në Solemnitetin e Zojës së Papërlyer. Vepra, e krijuar sivjet nga mjeshtrat napolitanë të Shën Gregorit Armen, Cantone dhe Costabile, u instalua me mbështetjen e stafit të Fabrikës së Shën Pjetrit, mbi Altarin e Shën Gregorit të Madh, në korridorin e majtë.

Pamja dhe bekimi i skenës së Betlehemit

Të hënën, më 8, afërsisht në orën 17:40, pas Shërbesës së lutjes Mbrëmësore, Kardinali Mauro Gambetti, Kryeprift i Bazilikës Papnore të Shën Pjetrit, në Vatikan, do të zbulojë dhe do të bekojë skenën e lindjes së Jezusit. Skena do të jetë edhe ekspozitë e hapur për vizitorët çdo ditë gjatë orarit të hapjes së Bazilikës, deri të mërkurën, më 7 janar 2026.

Skenografia

Skenografia e shpelles së Betlehemit frymëzohet nga atmosfera e fshatarave të rajonit italian Campania Felix. Harqet romake me tulla alternohen me mure opus incertum të bëra prej shtufi të verdhë sjellë nga zona e Pozzuoli-t, duke krijuar një peizazh që të kujton nga afër estetikën e skenave të lindjes napolitane të shekullit të 18-të. Prandaj, dizajni skenik pasqyron arkitekturën tradicionale dhe simbolikën e saj, me vëmendje të veçantë ndaj atmosferës rurale që karakterizonte fshatrat e kohës.

Lindja e Krishtit

Në qendër të kompozimit janë Maria, Shën Jozefi e Jezusi Foshnje, shoqëruar nga figura të modeluara sipas teknikave tipike napolitane: figura afërsisht 1.3 metra të larta, që të kujtojnë barinjtë e shekullit të tetëmbëdhjetë. Një "botë" e vogël lëviz rreth Lindjes së Krishtit: tre engjëj, tre Dijetarët, dy gajdexhinj, bariu klasik i fjetur, i njohur si "Benino", së bashku me njerëz të thjeshtë, lypës dhe kafshë fshati, që krijojnë atmosferën e thjeshtë dhe të gjallë të një fshati rural.

Shkolla napolitane

Skena e lindjes së Krishtit u krijua nga mjeshtrat Cantone dhe Costabile sipas metodave të shkollës napolitane. Kokat, duart dhe këmbët janë modeluar me terrakotë polikrome, sytë janë kristal dhe ngjyrosja është bërë me bojë vaji. Një strukturë hekuri brenda secilës figurë siguron stabilitet, ndërsa veshjet, të bëra nga pëlhura të derdhura drejt e në trup, ndjekin traditën artizanale napolitane.

07 dhjetor 2025, 15:43