Shenjta Nënë Tereza: Është Krishtlindje...
Krishtlindje është sa herë ti ëmbël vëllait i buzëqesh/ e dorën miqësisht ia shtrëngon./ Krishtlindje, kur ti hesht,/ që tjetri të flasë e të qeshë...Krishtlindje, kur zemra jote, shndërrohet në Shpellë Betlehemi,/ kur rilind Zoti vetë/ që u dhurohet të tjerëve.
R.SH. - Vatikan
Nënë Tereza: Është Krishtlindje...
Krishtlindje është sa herë
ti Jezus na buzëqesh
miqësisht dhe na shtrëngon.
Krishtlindje, kur ti hesht,
që tjetri të flasë e të qeshë
e nuk rri kot, as lëngon..
Krishtlindje është sa herë
parimet s’i pranon,
që e flakin tjetrin në erë
Krishtlindje, kur shpreson
me ata që më s’kanë shpresë
e asgjë nuk i gjallëron.
Kur jetën nuk ta kande
Përballë i rri shtrëngatës,
në luftë me të keqen tande!
Në kthetrat e mjerimit...
Krishtlindje është kur ti
Pret ardhjen e gëzimit|
Kur jeta më s’të rëndon
E ëmbël kur të duket
me engjëjt nis e këndon!
Lumninë e Zotit fort,
në Krishtlindje, shpirti yt,
e rrok si e pamort!
Sipas fjalëve të Shenjtjёs Nënë Terezë
24 dhjetor 2025, 19:19