Kërko

Një moment nga Bazilika e Shën Pjetrit Një moment nga Bazilika e Shën Pjetrit

Bazilika e Shën Pjetrit, këngë Krishtlindjesh nga Cappella Giulia, për vizitorët

Sot pasdite, 26 dhjetor, njëri prej ansambleve vokale më të vjetra të Vatikanit, krijoi, me tingujt e veglave muzikore, një çast lartimi shpirtëror. U interpretuan pjesë nga Giovanni Pierluigi da Palestrina, mjeshtri i korit në shekullin e 16-të, dhe nga kompozitori Domenico Bartolucci.

R.SH. / Vatikan

Një çast lartimi dhe kujtimi shpirtëror, për ta jetuar sa më mirë kohën e Krishtlindjes. Sot pasdite, 26 dhjetor, Kapela Giulia pati 30 minuta këngë Krishtlindjesh, zgjedhur për të lartuar shpirtin sipas traditës liturgjike dhe artit kishtar në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Meloditë i gjallëruan shtegtarët dhe vizitorët, që u mblodhën përsëri në Bazilikën e Vatikanit sot, në festën e Shën Shtjefnit, Martirit të Parë.

Veprat e Interpretuara

Zërat e Cappella Giulia - një nga koret më të vjetra liturgjike të Vatikanit, themeluar nga Papa Juli II në vitin 1513 - interpretuan pjesë nga Giovanni Pierluigi da Palestrina - mjeshtër kryesor i polifonisë së Rilindjes e magistri capellae i korit - dhe nga kompozitori Domenico Bartolucci. Dirigjent, Maestro Fabio Avolio, zëvendësdrejtor i Cappella Giulia.

26 dhjetor 2025, 11:56