Pamje nga “Dita Kulturore Arbëreshe”,  organizuar nga Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj,  më 5 dhjetor në Romë Pamje nga “Dita Kulturore Arbëreshe”, organizuar nga Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj, më 5 dhjetor në Romë

Ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit për identitetin e Arbëreshëve

Arbëreshët me identitetin, historinë dhe kulturën e tyre në qendër të vëmendjes në një mbrëmje të veçantë, organizuar nga Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj, më 5 dhjetorin e kaluar, në Pallatin e Kancelarisë, në Romë. Ngjarja me temën “Dita Kulturore Arbëreshe”, qe një homazh i duhur dhe i fuqishëm ndaj pasurisë historike, gjuhësore dhe shpirtërore të komuniteteve arbëreshe

R.SH. / Vatikan

Arbëreshët me identitetin, historinë, kulturën e traditat dhe dëshminë e tyre mahnisin Romën, gjatë një mbrëmje të veçantë, organizuar nga Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj, më 5 dhjetorin e kaluar, në Pallatin e Kancelarisë, në Romë. Ngjarja me temë “Dita Kulturore Arbëreshe”, qe një homazh i duhur dhe i fuqishëm ndaj pasurisë historike, gjuhësore dhe shpirtërore të komuniteteve shqiptare në Itali.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë Frangaj e përkufizoi komunitetin arbëresh si “një urë mes vendeve tona që i reziston kohës dhe që rinovohet në çdo brez, falë forcës së kulturës dhe thellësisë së fesë”, duke theksuar më tej se kjo pakicë përfaqëson “një histori besnikërie ndaj vendlindjes, a më mirë të thuash, nga vendi i prejardhjes, nga gjuha deri te traditat, por edhe një besnikëri tejet domethënëse e prekëse nga ana e territoreve italiane që i kanë pranuar, një lloj martese kulturore, shpirtërore dhe njerëzore me vlerë të jashtëzakonshme”.

Gjatë një aktivitetit dy ditor, delegacioni arbëresh pati një moment të thellë shpirtëror duke marrë pjesë në audiencën e përgjithshme Jubilare të së shtunës, më 6 dhjetor, të Shenjtërisë së Tij, Papa Leonit XIV, në Vatikan. Me këtë rast, kryetarët e bashkive arbëreshe patën mundësinë të përshëndetin Papën, të cilit i dhuruan Papës disa simbole të kulturës arbëreshe, gjeste plot domethënie që përmbledhin shekuj historie, feje dhe qëndrese.

Manifestimi, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit, pati pjesëmarrjen e një numri të madh kryetarësh bashkish arbëreshë, së bashku me figura të larta institucionale, ndër të cilët Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Republikës së Shqipërisë, Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, dhe Gianluca Gallo, Asesor për Pakicat Gjuhësore i Rajonit të Kalabrisë.
Prania e tyre dëshmoi njohjen ndërkombëtare në rritje të trashëgimisë arbëreshe dhe angazhimin e përbashkët për mbrojtjen dhe vlerësimin e saj.

Mbrëmja u pasurua me momente të një intensiteti të madh kulturor dhe artistik, ndër të cilat: konferenca mbi rilindjen e kulturës identitare arbëreshe në shekullin XVIII, koncerti i polifonisë tradicionale arbëreshe, sfilata me kostume tradicionale, performanca e grupit “Lule Sheshi” të Shën Kostandinit Arbëresh, si edhe degustimi i produkteve tipike.

09 dhjetor 2025, 17:10