Papa pret në audiencë presidenten e Konfederatës Zvicerane
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV – njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – priti sot paradite, më 3 tetor, në Pallatin Apostolik në Vatikan, Presidenten e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, e cila më pas u takua me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të VAtikanit, shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Në qendër të bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë ishin “marrëdhëniet e mira dhe frytdhënëse dypalëshe” dhe u kujtua “angazhimi bujar e profesional i Gardës Zvicerane Papnore”. Hapësirë iu dha edhe aktualitetit, në veçanti çështjeve ndërkombëtare dhe fushave me interes të përbashkët, me referim ndaj perspektivave të paqes për fundin e luftës në Ukrainë dhe në Gaza.