Në Shën Pjetër, kard. Barreto kremton Meshën për il Señor de los Milagros

Kremtimi i sotëm i festës për nder të ‘Señor de los Milagros’ ( Zotit të Mrekullive) ndodh kur për herë të parë ka një Papë peruan.

R.SH. / Vatikan

Kremtimi i sotëm i festës për nder të ‘Señor de los Milagros’ ( Zotit të Mrekullive) ndodh kur për herë të parë ka një Papë peruan. Fjalët e kardinalit Pedro Barreto, kryeipeshkëv nderi i Huancayos, në Peru, priten me duartrokitje nga besimtarët e mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për Meshën në nder të ‘Señor de los Milagros’ (Zotit të Mrekullive), me pjesëmarrjen muzikore të Shkollës së Artit Muzikor të Parisit.

Një kremtim që vitin e kaluar, gjithnjë në Shën Pjetër, u kryesua nga atëherë kardinali Robert Prevost. Imazhi i "Krishtit të Purpurt" - para të cilit Leoni XIV, sot në mëngjes, qëndroi për disa çaste gjatë xhiros me "papamobil" në fund të Meshës – u vizatua nga një skllav angolan në Peru. Kjo na nxit t’i përgjigjemi thirrjes së Krishtit për t'u kujdesur për më të varfrit, të margjinalizuarit, siç na kanë treguar Papa Françesku më parë dhe Papa Leoni XIV tani, veçanërisht me Nxitjen apostolike "Dilexi te".

19 tetor 2025, 16:37