Imzot Fisichella: "Do të na mungojnë këta të rinj, që erdhën në Romë për t'u lutur"
R.SH. - Vatikan
"Do të na mungojnë këta të rinj të pastër, rinia jonë. Ata erdhën në Romë për t'u lutur dhe për të takuar Atin e Shenjtë; e na mësuan se çfarë do të thotë të kërkosh çastin e faljes".
Këtë kujtoi kryeipeshkvi Rino Fisichella, Pro-Prefekt i Dikasterit për Ungjillëzimin, duke folur në konferencën për vlerësimin e Jubileut të të Rinjve, në Auditoriumin della Conciliazione.
Ndërmjet shumë ngjarjeve të paharrueshme të kësaj jave romake, Imzot Fisichella përmendi 28,000 pranimet në Circus Maximus për rrëfime: "Në një çast të caktuar, na u desh të ndalonim, por ata do të kishin vazhduar". "Selia e Shenjtë - vijoi Pro-Prefekti, "mund të jetë vetëm mirënjohëse për të gjithë ata që kontribuan në suksesin e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, më e madhja, që na përfshiu edhe ne, si organizatorë të Jubileut".
"Roma - vazhdoi ai - dëshmoi se është qytet i aftë për mikpritje njerëzore, qytetare dhe shpirtërore. Të rinjtë mahnitën qytetin, banorët e tij, e madje edhe mijëra turistë që pyesnin veten se çfarë po bënin këta të rinj, që e pushtuan paqësisht vendin".
"Këto ditë të kaluara në Romë - përfundoi - do të mbeten kujtim i pashlyeshëm, që la gjurmë për gjithë jetën”.