Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Messa di Requiem, per soli, coro e orchestra (conclusione)
Programe Podcast
Kardinali Tolentino de Mendonça në Gorizia Kardinali Tolentino de Mendonça në Gorizia

Të rinjtë, jeta, poezia: një takim në Gorizia me kardinalin de Mendonça

Prefekti i Dikasterit për Kulturën dhe Edukimin gjatë bisedës në qendrën Kulturni Lojze Bratuž me djem dhe vajza, studentë dhe artistë, theksoi: "Poezia nuk është art akumulimi, por të çon drejt themelores, për të shkëlqyer me atë potencial drite, që është i pranishëm në të gjitha gjërat".

R.SH. / Vatikan

Synonte t’i bënte të rinjtë të reflektojnë mbi temat e mëdha të jetës, duke e marrë shtytjen nga leximi i teksteve të njërit prej poetëve më të mëdhenj portugezë të kohës sonë. Kjo ishte pika e nisjes së takimit, mbajtur të premten e kaluar, 21 mars, në Qendrën Kulturni Lojze Bratuž të Gorizia-s, që e kishte ftuar kardinalin José Tolentino de Mendonça, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit të Kulturës dhe Arsimit të Vatikanit. Mbrëmja ishte pjesë e një sërë nismash, që Kryeipeshkvia e Gorizia-s, së bashku me atë të Koperit, propozojnë në vitin kur qyteti në bregun e Isonzo-s jeton përvojën e Kryeqytetit të Kulturës Evropiane. Me këtë rast Kryeipeshkvi i Gorizias, Imzot Carlo Roberto Maria Redaelli, në fjalën e hapjes nënvizoi rëndësinë e shpjegimit të vlerave themeluese të Bashkimit Evropian për të rinjtë.

Dialog spontan

Javët e fundit nxënësit e gjimnazit klasik “Dante Alighieri” kishin lexuar poezitë e botuara vitet e fundit nga Kardinali dhe secili prej tyre kishte zgjedhur një tekst për ta analizuar dhe për ta sqaruar. Veçanërisht, vëmendjen e të rinjve e tërhoqi vëllimi Estranei alla terra – Të huaj pëmbi dhe - vepër që përfshin përmbledhjet Udha e Bardhë (Strada bianca) dhe Teoria e kufirit (Teoria della frontiera): ndjenja që e bëjnë të çuditet njeriun në botën bashkëkohore, në mes të një përzierjeje reflektimesh teologjike, poetike dhe filozofike, që i nxiti pa masë të rinjtë, që papritmas zbuluan se ato vargje ishin jashtëzakonisht pranë përvojës së tyre jetësore. Pasoi një dialog spontan dhe intensiv, duke nisur -  historia e qytetit të Gorizias dhe territorit të saj nuk mund të konsiderohej ndryshe - pikërisht nga kuptimi që ka kufiri për kardinalin. 

Të banosh në kufi

Pasi të rinjtë lexuan disa nga tekstet e tij në italisht dhe portugalisht, të shoqëruar nga muzikantë të Qendrës Sllovene të Edukimit Muzikor “Emil Komel”, Kardinali- Prefekt deshi t’i çonte - me fantazi, kuptohet - të gjithë të pranishmit në vendin e tij, në Portugali, ku kufiri vështron një realitet “të panjohur”: atë të oqeanit, përplot me të panjohura e të papritura: një prani që pasqyron shqetësimin e thirrur për ta interpretuar kufirin jo si pikëndalje, por si pikënisje. Është pikërisht aftësia për të shkuar “përtej” ajo e cila i nxiti bashkatdhetarët e Kardinalit, gjatë shekujve, që duke shtegtuar, të sjellin “botë të reja në botë”: thirrje në të cilën edhe sot, ndonëse në kohë të ndryshme, ftohen edhe qytetet Gorizia dhe Nova Gorica. Prania e kufirit na ndihmon të pajtohemi me vetë konceptin e kufirit, duke pranuar se jemi të paplotësuar dhe duke kuptuar sesa shumë kemi nevojë për të tjerët: të banosh në kufi do të thotë të banosh në mençurinë e kufijve, por edhe në kulturën e takimit. E në këtë kuptim, aftësia për të folur shumë gjuhë, është përvojë e përkryerjes.

Të jetojmë të gjithë një "dashuri të madhe"

Të rinjtë më pas donin të dinin arsyet, që e shtynë Kardinalin të "bëhej Poet". Kardinali de Mendonça gjegji se shtytja për t’u bërë poet i lindi nga dëshira për t'u qëndruar besnik nevojave të të tjerëve: poezia nuk është art akumulimi - në kundërshtim me shumë stile që vërehen në jetën e sotme - por të çon drejt themelores, drejt shkëlqimit të dritës së pranishme në të gjitha gjërat. Lindin kështu tekste, që duhen lexuar si vazhdimësi dhe në një këndvështrim më të gjerë: secili prej nesh është i thirrur të jetojë një dashuri të madhe, dashurinë e Zotit. Dashuri që duhet të jetë e madhe çdo ditë, por duhet të sjellë me vete edhe atë fllad lehtësie, të aftë për t'u bërë element i poezisë.

Në përfundim të takimit, rreth shtatëdhjetë nxënës nga kori Slata-per i gjimnazit Gorizia u ngjitën në skenë për të interpretuar para publikut të madh disa pjesë, përmbajtja e të cilave lidhej shprehimisht me temat e trajtuara në dialogun e bashkëmoshatarëve të tyre me Kardinalin.

24 mars 2025, 11:51
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031