Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Adagio - Allegro assai
Programe Podcast
2023.03.14 traffico esseri umani, tratta

Selia e Shenjtë për OSA: të përdoret edukimi për të çrrënjosur skllavërinë

Fjalimi i imzot Juan Antonio Cruz Serrano në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Skllavërisë dhe të Tregtisë Transatlantike të Skllevërve, që kremtohet çdo vit më 25 mars. Ngjarja përkoi me Javën VIII ndër-amerikane të njerëzve me prejardhje afrikane në Amerikë

R.SH. – Vatikan

Edukim “moral, shoqëror dhe shpirtëror” për të çrrënjosur skllavërinë. Ky është impenjimi i përbashkët i kërkuar nga Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë në Organizatën e Shteteve Amerikane (OSA), imzot Juan Antonio Cruz Serrano, i cili foli më 25 mars, në Uashington, në sesionin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Përhershëm të organizatës kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Skllavërisë.

Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë në Organizatën e Shteteve Amerikane (OSAvuri në dukje me dhimbje se plaga e skllavërisë nuk "është diçka vetëm e së kaluarës": "për fat të keq, vazhdon të ndodhë" edhe sot, në disa vende. Nëse “i mbyllim sytë dhe veshët” para këtij fenomeni, do të jemi “bashkëpunëtorë”, shtoi ai, duke përmendur paralajmërimet e Papës për këtë çështje. "Skllavëria e kthen njeriun në mall, vlera e të cilit reduktohet vetëm në faktin se është i dobishëm për dikë, ose për diçka", siç pati thënë Papa Françesku në vitin 2023 e, edhe më parë, në Letrën enciklike “Fratelli Tutti” të vitit 2020, ku nxit të kujtohen "gjithmonë", "pa lodhur dhe pa u anestetizuar", persekutimet, tregtia e skllevërve dhe spastrimet etnike të sotme e të djeshme.

Njohja, drejtësia, zhvillimi

Me rastin e Ditës kundër Skllavërisë, imzot Cruz Serrano kërkoi të bëhet një punë më e madhe për ndërgjegjësimin e shoqërisë, me një koordinim më të mirë ndërmjet qeverive, autoriteteve gjyqësore e legjislative dhe punonjësve socialë. Dita përkoi me Javën VIII ndër-amerikane të njerëzve me prejardhje afrikane në Amerikë, me temë "Unë kam një ëndërr, njohje, drejtësi, zhvillim", frymëzuar nga Martin Luther King dhe shprehja e famshme e tij: "I have a dream (Unë kam një ëndërr)". Përpjekjet për të eliminuar skllavërinë, si dhe shumë plagë të tjera të botës bashkëkohore, duhet të jenë "unanime", në kuadrin më të gjerë të punës për të "filluar procese", që çojnë në paqe e harmoni midis popujve, duke vendosur në qendër dinjitetin e njeriut, nënvizoi imzot Serrano.

Arsimi dhe formimi

Selia e Shenjtë, në impenjimin e saj për të garantuar "kushte të përshtatshme arsimimi dhe formimi", bën thirrje për një një edukim "moral, shoqëror dhe shpirtëror" të aftë për të përfshirë edhe "përvojën e re dhe të ndryshme të atyre sektorëve të shoqërisë", që shpesh "janë bërë të padukshëm e të heshtur", si në rastin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore. Në përfundim, delegacioni i Selisë së Shenjtë falënderoi të pranishmit për afërsinë, që i kanë shprehur gjithmonë Papës, edhe gjatë shtrimit të tij në spital.

26 mars 2025, 13:51
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031