Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
En saga
Programe Podcast
e Diela e Larit në VAtikan e Diela e Larit në VAtikan

Publikohet kalendari i kremtimeve të Javës së Shenjtë të Pashkëve

Nga Mesha e së Dielës së Larit, 13 prill, përmes riteve të Javës së Shenjtë e të Madhe të Pashkëve, deri te kanonizimi i të Lumit Carlo Acutis, 27 prill, të Dielën e Mëshirës Hyjnore, në kaudër të Jubileut të Adoleshentëve

R.SH. / Vatikan

Zyra e kremtimeve liturgjike papnore ka publikuar kalendarin e Meshëve dhe ceremonive që do të mbahen nga 13 prilli, e Diela e Larit a e Diela e Luleve, deri më 27 prill, e Diela e dytë e Pashkëve ose e Mëshirës Hyjnore.

Të Dielën e Larit, më 13 prill, në orën 10.00 të, në Sheshin e Shën Pjetrit do të kremtohet Mesha për të përkujtuar hyrjen solemne të Jezusit në Jerusalem dhe momentet e Mundimeve të tij.

Të enjten e Madhe të Javës së Shenjtë të Pashkëve, më 17 prill, në Bazilikën e Shën Pjetrit në orën 9:30 do të kremtohet Mesha e Bagmit a Mesha e bekimit të Vajrave të Shenjta. Dhe përsëri në Bazilikën e Vatikanit.

Të nesërmen, të Premte e Madhe të Javës së Shenjtë të Pashkëve, m18 prill, në orën 17.00 do të bëhet kremtimi i Mundimeve të Jezu Krishtit Zot. Riti tradicional i Udhës së Kryqit, gjithnjë të Premten e Pashkëve, është programuar, si çdo vit, në orën 21.15, pranë amfiteatrit romak Koloseut.

Të Shtunën e Madhe të Javës së Shenjtë të Pashkëve, më 19 prillit, në mbrëmje në orën 19.30 fillon Vigjilja a Natës së Shenjtë e Pashkëve, e cila do të shoqërojë besimtarët drejt Ngjalljes së Jezu Krishtit, të Dielën e Pashkëve.

Atë ditë, pra, të Dielën e Pashkëve, më 20 prill, në kalendarin e publikuar sot njoftohet se Mesha e Ngjalljes së Jezu Krishtit do të mbahet në orën 10.30 në Sheshin e Shën Pjetrit dhe do të bëhet bekimi “Urbi et Orbi”.

Së fundi, të Dielën e Dytë të Pashkëve apo të Mëshirës Hyjnore, më 27 prillit, në orën 10.30, në Sheshin e Shën Pjetrit, do të kremtohet Mesha për kanonizimin e të Lumit Carlo Acutis në kuadër të Jubileut të Adoleshentëve.

Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë informon se do të jetë e nevojshme të shihet përmirësimi i gjendjes shëndetësore të Papës në javët në vijim për të vlerësuar praninë e tij të mundshme dhe me çfarë kushtesh, në ritet e Javës së Shenjtë të Pashkëve.

27 mars 2025, 12:42
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031