Kardinali Fernández: për këto 7 arsye kemi nevojë për Papën Françesku
R.SH. / Vatikan
Ka shtatë arsye të mira, për të cilat kemi nevojë për Papën Françesku. Kardinali Victor Manuel Fernández, prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë, është i bindur për këtë, gjë që e shprehu edhe në faqen e internetit Religion Digital.
E para: sepse "është njeri i Zotit, i dashuruar dukshëm me Ungjillin e Jezusit".
Pastaj sepse "sheh përtej, me një intuitë të pazakontë, që e kapërcen çdo menjëhershmëri".
E treta: “Sepse ka një guxim, që nuk e shpon as bomba, e që e lejon të thotë edhe atë, për të cilën politikanët heshtin”.
E katërta: “Sepse është poet, që me gjeste e pak fjalë përmbledh atë, që të tjerët nuk mund ta shprehin me sterhollimet e filozofëve”.
E pesta: “Sepse është i qëndrueshëm, rigoroz, i përkushtuar, i aftë të japë gjithçka”.
E gjashta: “Sepse është zëri më i fuqishëm i të varfërve dhe të braktisurve të kësaj toke”.
E shtata, së fundi: “Sepse kjo botë ka nevojë për një atë, për dikë që pasqyron atësinë e Zotit, si ai”.