Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Minstrels
Programe Podcast
Papa Francesku nga Poliklinika Gemelli Papa Francesku nga Poliklinika Gemelli

Kard. Semeraro për magjisterin e Papës: “nga kryqi nuk zbritet”

Në një intervistë me agjencinë katolike të lajmeve SIR, duke komentuar kthimin e Papës Françesku në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, pas daljes së tij nga Poliklinika Gemelli e Romës, prefekti i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro, nënvizon se "forca dhe autoriteti i shërbesës pjetrine nuk bazohen në mirëqenien fizike, por në hirin e Tënzot dhe në lëshimin plot besim në duart e Hyjit"

R.SH. – Vatikan

 "Dhurim i vetvetes nuk do të thotë të jesh në aktivitet. Jezusi realizoi dhurimin e plotë të vetvetes kur ishte i gozhduar në kryq". Kështu deklaron prefekti i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro, në një intervistë me agjencinë katolike të lajmeve SIR, duke komentuar kthimin e Papës Françesku në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, pas daljes së tij nga Poliklinika Gemelli e Romës.

Dikasteret e Kuries Romake e kryejnë punën në emër dhe me autoritetin e Papës

"Brenda pak ditësh do të kujtojmë 20-vjetorin e vdekjes së Shën Gjon Palit II - shton ai. - Kardinali Stanislaw Dziwisz, sekretar personal i Papës polak, na pati treguar njërën nga frazat e tij: "Nga kryqi nuk zbritet"". Për kardinalin Semeraro, Papa e jeton shërbesën e tij edhe në brishtësi: "Në buletinet mjekësore flitej që më parë për çaste kritike; por tani u tha qartë se ka qenë në rrezik jete e në mua, dalin në pah dy ndjenja: e para, mirënjohje ndaj Zotit që na e dëgjoi lutjen: 'conservet et vivificet eum'; e dyta, gëzimi se u konfirmua besimi që kisha në forcën e brendshme shpirtërore të Papës".

 "Në mbarështimin dhe udhëheqjen e Kishës - vijon prelati për agjencinë SIR - Papa nuk është autokrat. Në Kushtetutën apostolike ‘Praedicate evangelium’, vetë Françesku shkruan, duke cituar Koncilin II të Vatikanit, se Papa "në ushtrimin e pushtetit të tij suprem, të plotë dhe të menjëhershëm mbi të gjithë Kishën, përdor Dikasteret e Kuries Romake, të cilat e kryejnë punën e tyre në emër dhe me autoritetin e tij".

“Papa udhëheq me Hirin e Tënzot e jo me efikasitet”

"Në Kishë, - sqaron më tej prefekti i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve - format e qeverisjes nuk ndjekin në vetvete kriteret e efikasitetit të një kompanie. Kriteret duhen kërkuar diku tjetër". "Edhe për Françeskun, në këtë gjendje të ligshtë, vlen çka ai vetë tha për të moshuarit, më 28 shtator 2014: ‘Pemë të gjalla, të cilat edhe në pleqëri nuk reshtin së dhëni fryte". Sipas kardinalit Semeraro, "forca dhe autoriteti i shërbesës pjetrine nuk bazohen në mirëqenien fizike, por në hirin e Tënzot dhe në lëshimin plot besim në duart e Hyjit".

“Edhe në brishtësi, Papa dëshmon Kishën në dalje"

"Edhe në brishtësinë e tij njerëzore, Françesku na tregon atë fytyrë të Kishës në dalje e spital fushor, për të cilën na flet shpesh". "Një nga rreziqet gjatë sëmundjes - nënvizon ai - është ai i mbylljes në vetvete". Por, kujton kardinali Semeraro, “kur para Rruzares, në mbrëmjen e 6 marsit, dëgjova zërin e tij duke na thënë: “Do t'ju shoqëroj prej këtej”, më bëri të mendoj: ne e shoqëronim me lutje, por, ndërkohë, edhe ai na shoqëronte”. Sipas prelatit, ligështia e sëmundjes nuk e dobëson autoritetin e misionit të Papës. Siç thotë shën Pali apostull në Letrën e dytë drejtuar Korintasve: "Kur jam i ligshtë - atëherë jam i fortë (2 Kor 12,10). Është parim, që vlen edhe për shërbesën pjetrine".

24 mars 2025, 12:12
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031