Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro molto
Programe Podcast
Kardinali Pietro Parolin Kardinali Pietro Parolin

Kard. Parolin: veprime urgjente për mbrojtjen e fëmijëve nga dëmtimi i mundshëm i IA-së

Sekretari i Shtetit të Vatikanit foli në konferencën "Rreziqet dhe mundësitë e Inteligjencës Artificiale për Fëmijët: impenjim i përbashkët për mbrojtjen e tyre", që po mbahet në Casina Pio IV. U bëri thirrje qeverive, ndërmarrjeve, edukatorëve, shoqërisë civile dhe institucioneve fetare "të punojnë së bashku për të reflektuar mbi normat etike, mbi transparencën e të dhënave dhe mbi politikat për fëmijët”

R.SH. – Vatikan

         Mjet "entuziazmues", por, njëkohësisht, edhe “i tmerrshëm”. Kështu pati thënë Papa Françesku, duke folur për Inteligjencën Artificiale. E këtë përsëriti edhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, duke folur sot në konferencën “Rreziqet dhe mundësitë e Inteligjencës Artificiale për Fëmijët: impenjimi i përbashkët për mbrojtjen e tyre”, që po mbahet deri më 22 mars në Casina Pio IV, seli e Akademisë Papnore të Shkencave. Pikërisht kjo e fundit organizon veprimtarinë, në bashkëpunim me Fondacionin “Fëmijëria Botërore” dhe me Institutin e Antropologjisë të Universitetit Papnor Gregorian. Ndërmjet ekspertëve, të pranishëm ishin edhe mbretëresha Sylvia e Suedisë dhe princesha Madelene.

Transparencë, përgjegjësi, barazi

Kardinali Parolin u këshilloi të krijojnë strategji të dobishme për t'u përballur me këtë sfidë të rëndësishme, që “zhvillohet me shpejtësi": "Është thelbësore që qeveritë, firmat e teknologjisë, edukatorët, shoqëria civile dhe institucionet fetare të punojnë së bashku për të reflektuar mbi normat etike dhe kornizat e administrimit të Inteligjencës Artificiale, si dhe mbi transparencën e të dhënave dhe mbi politikat për fëmijët", nënvizoi ai. "Nuk është themelore vetëm të garantohet siguria e fëmijëve, privatësia dhe respektimi i dinjitetit të tyre, por edhe mbrojtja e tyre nga dëmet e mundshme të shkaktuara nga Inteligjenca Artificiale. Është po aq thelbësore të sigurohet transparencë, llogaridhënie dhe drejtësi për ta bërë Inteligjencën Artificiale më të dobishme për çdo fëmijë".

Paralajmërimi i Papës

Sekretari i Shtetit të Vatikanit përmendi fjalimin e gjatë të Papës Françesku në G7-ën e qershorit 2024, kushtuar tërësisht temës së Inteligjencës Artificiale. Papa i parë, që mori pjesë në takimin e 'Të Mëdhenjve të Tokës', pati thënë: “Progresi i fuqishëm teknologjik e bën Inteligjencën Artificiale mjet entuziazmues e, njëkohësisht, të tmerrshëm, duke kërkuar një reflektim, i cili duhet t’i përgjigjet sfidës që ajo paraqet”. “Sistemet e Inteligjencës Artificiale janë jashtëzakonisht të shpejta në rritjen dhe zhvillimin e tyre, gati për të rimodeluar thellësisht shoqëritë tona, fëmijërinë në veçanti”, shtoi kardinali Parolin. Në mes të këtyre transformimeve, është përgjegjësi kolektive që të sigurohemi se "kjo teknologji e re të vihet në shërbim të së mirës dhe të sigurisë së çdo njeriu, veçanërisht të më të ligshtëve, duke ruajtur dinjitetin njerëzor dhe marrëdhëniet shoqërore", nënvizoi prelati.

Veprim kolektiv dhe bashkëpunim global

"Inteligjenca artificiale ka potencialin për ta përmirësuar sigurinë, edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Në të njëjtën kohë, ajo mund të sjellë edhe kërcënime serioze, ku përfshihen bullizmi në internet, shkelja e privatësisë, varësia nga teknologjia dhe shfrytëzimi në internet", vijoi kardinali Parolin. Kemi nevojë, përfundoi ai, për një "veprim urgjent dhe kolektiv, si edhe për bashkëpunim global që të sigurohemi se kjo teknologji e re do t'i shërbejë, në vend që ta vërë në rrezik, dinjitetit dhe mirëqenies së çdo fëmije në epokën dixhitale".

21 mars 2025, 17:28
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031