Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit

Kard. Parolin: nuk ka më respekt për të drejtën humanitare, duhen gjetur mënyra për dialog dhe paqe

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, në kuadrin e një konference mbajtur në Universitetin Augustinianum, në Romë, shprehu shqetësimin për "shkeljen sistematike të ligjit ndërkombëtar": bombardimet e civilëve dhe vrasja e punonjësve humanitar janë veprime kundër ligjit humanitar. Fjalët e shkruara nga Papa për lutjen e Engjëllit të Zotit janë një thirrje për të "ndaluar". Lidhur me shëndetin e Papës: tani pushon, puna në zyrë vazhdon.

R.SH. – Vatikan

“Jemi shumë të shqetësuar për shkeljen sistematike të ligjit ndërkombëtar”. Kështu Kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, shprehu në emër të Selisë së Shenjtë shqetësimin e tij për “rifillimin” apo “vazhdimin” e kaq shumë luftimeve në botë, duke filluar me ato të ditëve të fundit në Rripin e Gazës, të denoncuara edhe nga Françesku të dielën e kaluar në tekstin e lutjes së Engjëllit të Zotit.

Fjalët e Papës u pasuan, dje, nga një përgjigje e Ambasadës izraelite pranë Selisë së Shenjtë përmes platformën së saj sociale X, në të cilën pohoi se Israeli vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Kardinali Parolin – në kuadrin e aktivitetit, të djeshëm në Universitetin Augustinianum në Romë, me titull “Vatican Longevity Summit: sfidimi i kohës”, i sponsorizuar nga Akademia Papnore për Jetën – duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nënvizoi se apeli i Papës “është një thirrje për të ndaluar, për të gjetur mënyra të dialogut dhe paqes”. "Kohët e fundit," njofton kardinali Parolin, "ne folëm me Kryqin e Kuq, e edhe ata gjithashtu janë në një situatë shumë, shumë, shumë të vështirë. Bombardimi i civilëve, vrasja e punonjësve humanitar, janë të gjitha veprime që bien pikërisht në kundërshtim me ligjin humanitar dhe sot nuk ka respekt për të drejtën humanitare. Është një nga kufizimet e mëdha të kësaj stine: nuk ka më respekt për të drejtën humanitare".

Shëndeti i Papës

I pyetur për shëndetin e Papa Françeskut, pas daljes së tij nga Poliklinika Gemelli pas një shtrimi 38-ditor në spital, Sekretari i Shtetit të Vatikanit tha se Papa “tani ka nevojë për konvaleshence” dhe “për të qenë i qetë”. Është e parakohshme, sipas kardinalin Parolin të mendohet se si do të organizohet axhenda e Papës dhe kalendari i audiencave dhe kremtimeve të ndryshme. "Puna e zyrës do të vazhdojë," shpjegon ai, "për momentin vetëm situatat më të rëndësishme do t'i paraqiten Papës, çështje që kërkojnë vendime nga ana e tij, gjithashtu edhe për të mos e lodhur shumë. Më pas, ndërsa ai gradualisht rikuperohet, ne do t'i rikthehemi programimit normal".

Fjalimi në samit

Në fjalimin e tij mbajtur në samit, kardinali Parolin theksoi se "jeta e gjatë është një nga sfidat e mëdha të kohës sonë", sepse nuk është vetëm një çështje mjekësore, por një çështje që "prek shoqërinë në tërësi, duke përfshirë ekonominë, kulturën, etikën dhe spiritualitetin". "Ne jetojmë në një epokë në të cilën kufizimet dhe brishtësia priren të mohohen, sikur pleqëria të ishte një problem për t'u fshehur," shpjegoi kard. Parolin. "Por jeta është një dhuratë dhe ruan vlerën e saj në çdo fazë të ekzistencës," shtoi ai, "ne nuk mund të biem në iluzionin e një përparimi që pason pavdekësinë biologjike, duke harruar se plotësia dhe realizimi i vërtetë nuk gjendet në sasinë e viteve, por në cilësinë e marrëdhënieve, në dashurinë që kemi dhënë dhe marrë, në kuptimin e thellë të të qenit pjesë e një komuniteti".

Për këtë arsye, kardinali Parolin nxiti që "kërkimet shkencore dhe teknologjike" të orientohen "në të mirën integrale të personit" dhe "në shërbim të dinjitetit njerëzor dhe vëllazërisë universale". "Jetëgjatësia nuk mund të bëhet një privilegj i rezervuar vetëm për disa, as një formë e re e pabarazisë sociale," ripohoi ai, duke cituar edhe fjalët e Papa Françeskut për këtë temë. Së fundi, Sekretari i Shtetit të Vatikanit nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve midis të rinjve dhe të moshuarve për të çuar në "solidaritetin ndërmjet brezave" dhe për të shmangur "kulturën e individualizmit".

25 mars 2025, 10:13
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031