Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Salmo 150
Programe Podcast
 Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Kishat Lindore, Kardinali Claudio Gugerotti Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Kishat Lindore, Kardinali Claudio Gugerotti

Kard. Gugerotti: të krishterët e Tokës Shenjte kanë nevojë për ndihmën tonë, tani!

Kardinali Prefekt i Dikasterit për Kishat Lindore, u bën thirrje të gjitha Kishave për Lëmoshën e së Premtes së Madhe në favor të viseve shenjte: përveç solidaritetit, është themelor edhe dialogu, "shpesh shumë i vështirë, por që shpëton jetë".

R.SH. / Vatikan

Një thirrje e dalë nga zemra, drejtuar të gjitha Kishave të mbarë botës, që të kontribuojnë bujarisht për Lëmoshën në ndihmë të Tokës Shenjtë, që dhurohet çdo vit, të Premten e Madhe të Pashkëve. Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për Kishat Lindore, Kardinali Claudio Gugerotti, nuk e fsheh shqetësimin e tij për dramën që vijojnë ta jetojnë të krishterët e rajonit, ashtu si edhe vëllezërit e tyre të besimeve të tjera. "Kushdo është atje, ka nevojë për ndihmën tonë tani" - kujton kardinali Gugerotti, duke folur për mediat e Vatikanit – “Për të krishterët tanë në Tokën Shenjte, në përgjithësi, ky është ndoshta shansi i fundit. Pa harruar se kanë qenë atje që nga koha e Jezusit, e se vijojnë të jenë atje, për të ruajtur vendet e shenjta”.

Kemi nevojë për dialog të vërtetë e të mirëfilltë

Në letrën drejtuar ipeshkvijve, botuar më 17 mars lidhur me ndërgjegjësimin e të krishterëve për rëndësinë e Lëmoshës për Kishat e Tokës Shenjtë, në këtë çast historik, Kardinali Gugerotti kujton "varret", “vajet”, "dëshpërimin" dhe "shkatërrimin" në Tokën Shenjte gjatë këtyre viteve të fundit të dhunës dhe të konfliktit. Dhe është pikërisht për këtë arsye që thirrja ynë për të krishterët e Tokës së Shenjtë bëhet thirrje e përgjithshme për kërkimin e shpejtë dhe të menjëhershëm, që t’i jepet fund këtij turpi, kësaj soj “plaçke” që të gjithë e ndajnë si të ishte pronë private. Toka është e njerëzve - deklaron prefekti i Kishave Lindore, duke reflektuar mbi nevojën e rivendosjes së një dialogu të vërtetë dhe të mirëfilltë - “Dialogu ndonjëherë është shumë i vështirë, por shpëton jetë dhe kushti i vetëm për dialog është respekti për tjetrin”.

Bota hesht, Papa jo

Nuk ka vend për një paqe të armatosur, që favorizon vetëm interesat individuale dhe partiake - nënvizon kardinali Gugerotti, duke menduar për skenarët e shumtë të krizës që karakterizojnë Lindjen e Mesme. Përveç Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor, e njëjta dinamikë përsëritet në Siri e në Liban, por mund të zgjerohet vështrimi edhe ndaj asaj, që po ndodh në Ukrainë ose në kontinentet afrikane dhe aziatike. Në të gjitha kontekstet, për të cilat ngrihet zëri i Papës Françesku. "Është e frikshme, e në të njëjtën kohë ngushëlluese" - kujton kardinali - "sa na ka munguar zëri i Papës në këto ditë sëmundjeje. Dhe jo vetëm për Tokën e Shenjtë, por për të gjitha vendet ku ka luftime dhe ku përjetohen padrejtësi. Shumë më kanë thënë këto ditë: bota hesht, nëse Papa hesht. Ky është zëri që lartohet deri në kupë të qiellit në emër të dinjitetit njerëzor, e kur hesht, nuk dëgjohet zë tjetër!

Mbrojtja e dinjitetit njerëzor

Është angazhimi i Kishës mbrojtja e përhershme e shenjtërisë së jetës e, në këtë çast historik, kjo është edhe më parësore. Shumë projekte të planifikuara për Tokën e Shenjtë janë “zvogëluar, ngadalësuar, pezulluar apo anuluar” siç thuhet në raportin përmbledhës të publikuar nga Kujdestaria e Tokës së Shenjtë, sepse për shkak të konfliktit, i jepet prioritet aktiviteteve që “ndihmojnë drejtpërdrejt njerëzit në nevojë”. "Pamjet, që na vijnë nga Toka Shenjte, na lënë pa gjumë, na marrin frymën. Ky nuk është dinjitet njerëzor" - deklaron kardinali Gugerotti, i cili rithekson: “Duhet të përqendrohemi tek Lëmosha për Kishat e Tokës së Shenjtë, e cila ka qenë nismë papnore që nga koha e Palit VI, dhe për këtë arsye kërkova që nismat për mbledhjen e fondeve të mos shumëfishohen me rrezikun e shpërndarjes së burimeve. Kjo nismë është skeleti i mbledhjes së ndihmave për Tokën Shenjte. Prandaj, në letrën time, theksova të ishte prioritet baritor”.

Zëri i Kishës

Nuk ka dyshim - thekson kardinali Gugerotti - se qëllimi i Lëmoshës, është ruajtja e Vendeve të Shenjta, por në këtë kohë nuk mund t’i humbasim bashkësitë. "Nuk mund të rrezikojmë një diasporë të madhe të krishterimit, duke braktisur tokat që ende kanë aromën e Jezusit. Këta njerëz janë dëshmi e gjallë e një vazhdimësie me Krishtin. Ne nuk e ngremë zërin vetëm për arsye humanitare: këta njerëz janë sakrament për ne. Por me sa duket zëri i Kishës është ngritur në mbrojtje të të gjithë të përndjekurve, të gjithë të ligshtëve, të gjithë torturuarve, të gjithë të braktisurve".

Të besojmë në një botë më të mirë

Një ndër pasojat e tensioneve që shpërthejnë në të gjithë Tokën Shenjte, është edhe ndikimi negativ mbi shtegtimet, qëllimi kryesor i të cilave është të shkojnë në vendet e Jezusit për të kuptuar se sa e thellë dhe ndjellëse është ideja që Zoti të zbresë në tokë nga dashuria. Por sot shtegtimit i shtohet edhe vlera e dëshmimit dhe e solidaritetit ndaj atyre që vuajnë shumë e durojnë tepër padrejtësitë. Kusht që përforcohet në një farë mënyre edhe nga përgatitja për Pashkë në vitin e Jubileut të Shpresës.

Prefekti i Vatikanit për Kishat Lindore shpreh keqardhje për faktin që këtë vit shumë vëllezër të Kishave Lindore nuk do të mund të vijnë në Romë për Jubileun dhe janë të detyruar, për shkak të luftës ose të varfërisë, të jetojnë këtë 'kohë profecie' në atdheun e tyre. Ndërsa ne të krishterët - përfundon Kardinali - besojmë me kokëfortësi në profecinë e një bote më të mirë, më të sigurt, besojmë se do ta kemi atë, por edhe se kemi për detyrë ta parashikojmë sa më shumë, për ta mundur atë, që ne e quajmë mëkat, sepse gjithçka shohim rreth nesh janë mëkate: mëkate shoqërore, por edhe mëkate politike.

24 mars 2025, 17:04
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031