Imzot Auza, Nunc i ri në Bashkimin Evropian
R.SH. - Vatikan
Papa emëroi Imzot Bernardito Cleopas Auza, Nunc Apostolik në Bashkimin Evropian.
Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeç, me kombësi filipinase, misioni i tij në shërbim të Selisë së Shenjtë vijon prej kohe. Në vitin 2008 ishte nunc në Haiti, më pas, në vitin 2014, në rolin e Vëzhguesit të Përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork dhe të vëzhguesit të përhershëm të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS). Pas 5 vjetësh angazhimi i tij përfundoi dhe u caktua në Nunciaturë, në Spanjë dhe në Andorra.
I diplomuar në Letërsi dhe Teologji, flet frëngjisht, anglisht, italisht, spanjisht dhe tagalogisht. Pason Imzot Noël Treanor, që vdiq papritur nga një goditje në zemër, më 11 gusht 2024. Në një mesazh ngushëllimi, Françesku shprehu mirënjohje të thellë për "shërbimin e tij të përkushtuar dhe besnik" ndaj Selisë së Shenjtë.
Urimet më të mira nga Comece
Pas shpalljes së emërimit të tij, kryetari i Komisionit të Konferencave Ipeshkvnore të Bashkësisë Evropiane (Comece), Imzot Mariano Crociata, shprehu kënaqësinë e tij:
"Kryeipeshkvi Auza - lexojmë në një shënim - sjell me vete një trashëgimi të jashtëzakonshme angazhimi diplomatik dhe shërbimi kishtar. Për dekada luajti një rol qendror në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë, me përkushtim dhe largpamësi të thellë. Jam i bindur se bashkëpunimi ynë do të jetë i frytshëm dhe ndikues në Bashkimin Evropian”.