Poliklinika Gemelli, ku prej ditës së djeshme Papa është shtruar për bronkit (ANSA) Poliklinika Gemelli, ku prej ditës së djeshme Papa është shtruar për bronkit (ANSA)

Papa në Gemelli. Bruni: ka kaluar “një natë të qetë”, vazhdon terapinë

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit ka njoftuar sot paradite gazetarët për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut, i cili që dje është shtruar në në Poliklinikën Gemelli. Ai deklaroi se Papa ka kaluar një “natë të qetë”, dhe ka “hëngër mëngjes e lexuar disa gazeta”

R.SH. / Vatikan

Papa ka kaluar një “natë të qetë”, ka “fjetur mirë”, ka “hëngër mëngjes dhe ka lexuar disa gazeta”. Kështu njoftoi sot Drejtori i Zyrës së Shtypit të Shtabit të Shtypit, Matteo Bruni, duke përditësuar për gjendjen shëndetësore të Papës, i cili që dje është në Poliklinikën Gemelli për një infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. Në takim me gazetarët, Bruni njoftoi se Françesku vazhdon terapinë dhe kontrollet mjekësore.

Ethet e Papës nuk janë ngritur. Pasdite do të ketë përditësime të mëtejshme për shëndetin e tij dhe pritet një vendim edhe për lutjen e nesërme të Engjëllit të Zotit.  Zyra e Shtypit e Vatikanit njoftoi mbrëmë, më 14 shkurt, pasi Françesku ishte shtruar në Poliklinikën Gemelli, se Ati i Shenjtë kishte "ethe të lehtë" dhe se kishte filluar terapinë me ilaçe në spital.

15 shkurt 2025, 09:57