2025.01.06 Kardinali Robert Walter McElroy 2025.01.06 Kardinali Robert Walter McElroy

Kardinali McElroy kryeipeshkëv i ri i Uashingtonit

Papa Françesku pranoi dorëheqjen e kardinalit Wilton Daniel Gregory si kreu i kryeipeshkvnisë së kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara

R.SH. / Vatikan

Pasi pranoi dorëheqjen e kardinalit Wilton Daniel Gregory nga qeverisja baritore e Kryeipeshkvisë Metropolitane të Uashingtonit, Papa emëroi kardinalin Robert Walter McElroy, që nga marsi 2015 në krye të dioqezës së San Diegos, kryeipeshkëv të ri metropolit.

I lindur më 5 shkurt 1954 në San Francisko, Kaliforni, kardinali ndoqi Seminarin e Vogël Saint Joseph, duke marrë një diplomë bachelor nga Universiteti i Harvardit, në Kembrixh, Massachusetts dhe një diplomë master në histori nga Universiteti Stanford në Palo Alto, Kaliforni. Pas përfundimit të studimeve kishtare në Seminarin e Shën Patrikut në Menlo Park, mori një doktoraturë në Teologji Morale nga Universiteti Papnor Gregorian në Romë dhe një Doktoraturë tjetër në Shkenca Politike, nga Universiteti Stanford.

U shugurua meshtar më 12 prill 1980 për Kryedioqezën Metropolitane të San Franciskos. I emëruar ipeshkëv titullar i Gemelle di Bizacena dhe ndihmës i San Franciskos më 6 korrik 2010,  mori shugurimin ipeshkvnor më 7 shtator. Ndërsa ishte në krye të dioqezës së San Diegos, Papa Françesku e krijoi   Kardinal në koncistorin e 27 gushtit 2022.

07 janar 2025, 17:16