Kard. Parolin në Jordani për shugurimin e Kishës së Pagëzimit të Jezusit
R.SH. / Vatikan
Papa Françesku emëroi Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, delegat papnor për shugurimin e Kishës së Pagëzimit të Jezusit, në Jordani. Lajmi u bë i ditur në një buletin të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, publikuar dje, më 2 janar. Kremtimi i shugurimit të Kishës së Pagëzimit të Jezusit, në Jordani, do të mbahet më 10 janar.
Kisha, e njohur si "Betania përtej Jordanit" - në gjuhën lokale Al-Maghtas, fjalë për fjalë do të thotë "zhytje" - ndodhet në bregun lindor të lumit Jordan, nëntë kilometra në veri të Detit të Vdekur. Vendi përbëhet nga dy zona të dallueshme arkeologjike: Tell Al-Kharrar, e njohur edhe si Jabal Mar-Elias, nga ku, sipas traditës, Elia Profetë u ngjit në Parriz, dhe zona e kishave të Shën Gjon Pagëzuesit, pranë lumit. Besohet se ky duhet të jetë vendi ku u pagëzua Jezusi.