Venerando Marano presidenti i ri i Gjykatës së Vatikanit
Detyra do të fillojë nga 1 janari 2025, në fillim të këtij muaji dorëheqja për shkak të moshës së paraardhësit Giuseppe Pignatone.
R.SH. Vatikan
Gjykata Shtetërore e Qytetit të Vatikanit do të ketë një president të ri nga 1 janari i ardhshëm. Është Venerando Marano, deri tani nënkryetar i njëjtit institucion. Marano pason Giuseppe Pignatone, i cili pati të njëjtën detyrë nga viti 2019 dhe deri në dorëheqje më 11 dhjetor të kaluar, pranuar nga Papa për shkak të arritjes së kufirit të moshës.
Marano është profesor i rregullt i së drejtës kanonike dhe së drejtës kishtare në Universitetin e Tor Vergata, në Romë, ku punon si drejtor i Departamentit të Drejtësisë. Ndër poste të tjera, është edhe anëtar i Komitetit Drejtues të Qendrës së Studimeve për Organet Kishtare të Kishës Katolike dhe autor i botimeve të shumta mbi temën e së drejtës kishtare.
28 dhjetor 2024, 14:52