Jubileu. Përurohet Piazza Pia e re, “përqafim” i Romës me Selinë e Shenjtë
R.SH. / Vatikan
Ishte një Cinquecento, i njëjti model që e çoi Papa Françeskun rreth Nju Jorkut, në shtator 2015, makina e parë që udhëtoi nëpër nënkalimin e Piazza Pia-s së re, përuruar sot në mëngjes, tri ditë para fillimit të Jubileut. Era e akullt, që nuk pushoi gjatë gjithë pjesës kryesore të ceremonisë, e shoqëroi Himnin e Vatikanit, ekzektuar nga banda muzikore e Korpusit të Xhandarmërisë dhe e atij italian, realizuar nga forcat e policisë lokale të kryeqytetit të Romës.
Kard. Parolin: "E lashta dhe modernia nuk i kundërvihen njëra-tjetrës"
“Është çast domethënës, e për mua personalisht, çast mirënjohjeje”- deklaroi Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, i pranishëm në veprimtarinë, si përfaqësues i Selisë së Shenjtë, së bashku me Kryeipeshkvin Rino Fisichella, proprefekt i Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin e Ri, i caktuar nga Papa Françesku për të organizuar Vitin Shenjt. “Mund të thuhet se përfundoi një punë shumëvjeçare” - shtoi Kardinali - duke nënvizuar zhvillimet e para, që nisin nga Jubileu i vitit 1950 dhe krijimin e Via della Conciliazione nën papninë e Piut XII. “Në sheshin e ri - vërejti më tej Kardinali - e lashta dhe moderne nuk përplasen”, duke bashkuar konkretisht Castel Sant'Angelon me Kolonadën e Berninit. “Përfundoi një punë me vlerë të madhe inxhinierike, e cila do ta bëjë më të lehtë admirimin e një qyteti të përshkuar nga Tiberi, por jo të ndarë”, përfundoi Kardinali Parolin.
Gualtierë
e besuan, por ne e bëmë”, ishte komenti i kryebashkiakut të Romës, Roberto Gualtieri, i cili foli për “një garë të vërtetë me kohën”, që të përfundoheshin në kohë punimet për hapjen e Portës Shenjte. Kryebashkiaku përmendi numrat e projektit: 110 punëtorë, të ndarë në tre turne për 450 ditë pune, pa pushim. "Një shesh i madh përqafimi", siç e përkufizoi Gualtieri, simbol i një "stine të re bashkimi e bashkëpunimi ndërmjet Selisë së Shenjtë, Shtetit italian dhe kryeqytetit të tij, Romës". Piazza Pia bëhet zona më e madhe e këmbësorëve urbanë në Romë, me një kapacitet total prej 150 mijë njerëz. Një mundësi, pra, për të "pritur shumë ngjarje jubilare". Projekt i kryer në emër të qëndrueshmërisë mjedisore - nëpërmjet instalimit të zonave me hije, shatërvaneve dhe kanalizimit të ujërave të shiut - i cili forcon më tej lidhjen ndërmjet Sheshit dhe Selisë së Shenjtë, duke pasur parasysh vëmendjen e Papës ndaj çështjeve mjedisore dhe dëshirës që të rifillojë "mesazhi i fuqishëm i shpresës, vëllazërisë dhe paqes", të cilin, sipas Gualtierit, vetë Françesku "e lidhi me jubileun".
Meloni: Piazza Pia, një "mrekulli e vogël civile"
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, foli më pas për një "mrekulli të vogël civile", e, duke falënderuar të gjithë punëtorët e përfshirë në ndërtimin e Piazza Pia-s së re, e quajti Vitin e Shenjtë si ngjarje "para së gjithash të fesë, që lejon të merremi pak me veten”. Atyre, që u kërkohet të flasin për përvojën e tyre në shtegtim - tha kryeministrja - “u thuhet shpesh se udhëtimi ishte një pikë kthese”. Shpresa e kujtuar nga Meloni është se "koha e kaluar me vetveten na çliron në thelb nga gjithçka e tepërt". Çanta e shpinës së shtegtarit është e lehtë - nënvizoi kryeministrja - sepse përmban vetëm gjërat themelore.
Salvini: në punë, punëtorë italianë dhe të huaj
Në skenën e ngritur në zemër të sheshit të ri foli edhe ministri i Infrastrukturës, Matteo Salvini, i cili vlerësoi "integrimin" e punëtorëve italianë dhe të huaj si dhe unitetin e synimit të "forcave politike, sociale dhe sindikaliste", "në kryerjen e punimeve, duke vozitur "të gjithë në të njëjtin drejtim".
Pas përshëndetjeve institucionale nga Stefano Antonio Donnarumma, CEO i Ferrovie dello Stato dhe Francesco Rocca, president i rajonit të Lazios, inaugurimi u mbyll me prerjen tradicionale të shiritit dhe kalimin e një automjeti Anas, i cili ishte përgjegjës për realizimin e kantieret e ndërtimit, ndjekur nga një Cinquecento e bardhë.
Anas: vështirësi për shkak të gjetjeve arkeologjike
Në përfundim të aktivitetit, e intervistuar nga mediat e Vatikanit, foli edhe Sara Fadlun, inxhiniere civile nga Anas, e cila koordinoi punimet e kantierit, duke rinisur me idenë e një “mrekullie të vogël” të realizuar për një hapësirë prej 7000 metrash katror
Ndër “pengesat” e hasura gjatë punimeve ishte edhe zbulimi i “objekteve të rëndësishme arkeologjike në hyrje të nënkalimit”. Aldo Isi, CEO i Anas, i të njëjtit mendim, nënvizoi për mediat e Vatikanit sinergjinë me Ministrinë e Trashëgimisë Kulturore për të ruajtur gjetjet dhe, në të njëjtën kohë, për të përmirësuar "trafikun".