Kërko

2024.12.05 prezantimi i bordit të ri të Rrjetit Botëror të Lutjeve të Papës 2024.12.05 prezantimi i bordit të ri të Rrjetit Botëror të Lutjeve të Papës

Emërohet bordi i ri drejtues i Rrjetit Botëror të Lutjeve të Papës

Në zyrën e shtypit të Selisë së Shenjtë u prezantuan drejtuesit e rinj të Shoqatës Papnore Rrjetit Botëror të Lutjes. Drejtor ndërkombëtar është zgjedhur At Cristóbal Fones Claro: rinovimi i "zemrës së misionit të Kishës". At Fornos: mobilizimi i katolikëve për t'u përballur me sfidat e njerëzimit. At Lombardi: "Mbështetja teknike" mbetet "në shërbim të Shpirtit".

R.SH. - Vatikan

Përtëritja e gjuhëve të lutjes, pikëmbështetjae "e misionit të Kishës", nëpërmjet mjeteve të reja të komunikimit dhe nisja nga një transformim intim "i zemrës", sepse aty qëndron e gjithë e mira, por edhe e keqja, e shoqërive tona. Këto janë shpresat dhe objektivat mbi të cilat do të orientohet puna e drejtuesve të ri të Rrjetit Botëror të Lutjeve të Papës, lindur në 2014 nga rithemelimi i Apostullatit të Lutjes dhe themeluar si Vepër Papnore nga Ati i Shenjtë Françesku në vitin 2018. Drejtuesit e ri u prezantuan sot, më 5 dhjetor, në Zyrën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, nga At Frédéric Fornos, jezuit, i cili do të përfundojë mandatin e tij si drejtor ndërkombëtar të Rrjetit Botëror të Lutjes në fund të vitit.

Kështu, jezuiti At Frederico Fornos, drejtor ndërkombëtar i Rrjetit Botërore të Lutjeve Papës që nga viti 2016, lë postin e tij dhe prezanton bordin e ri drejtues që do të udhëheqë veprën papnore që është Rrjeti Botëror i Lutjeve të Papës – e cila përfshin edhe lëvizjen Eukaristike të të rinjve - lindur me synimin e mobilizimit të katolikëve në lutje dhe veprim përballë sfidave të njerëzimit dhe misionit të Kishës.

Ekipi i ri drejtues, i prezantuar sot në Vatikan, përbëhet nga: jezuiti At Cristóbal Fones Claro, kilian 49-vjeçar, si drejtor i ri ndërkombëtar, i emëruar nga Papa Françesku duke filluar nga janari 2025; jezuiti At Miguel Pedro L. Almeida Texeira Melo, 38 vjeç portugez, si zëvendësdrejtor duke filluar nga korriku 2025; dhe znj Bettina Raed, 55-vjeçare laike me kombësi argjentinase, drejtoreshë ndërkombëtare që nga shtatori 2024 dhe koordinatore për Amerikën Latine nga viti 2022. Ndër detyrat e organizatës - ish Apostullati i Lutjes -, janë ndjetet mujore të lutjes që Papa i beson me video-mesazhe dhe përhapja në mediat sociale përmes Rrjetit Global për gjithë besimtarët kudo në botë.

Për drejtorin e ri ndërkombëtar të Rrjetit Botëror të Lutjeve të Papës At Fones Claro, i cili që në janar ka filluar bashkëpunimin me ekipin drejtues, At Fornos thotë se "ka një përvojë të madhe në shoqërimin e të rinjve dhe në rolin e tij si përgjegjës për formimin e jezuitëve në provincën e tij, së bashku me shumë aftësi të tjera, kështu që tashmë kanë dhënë një kontribut domethënëse në përmirësimin e misionit tonë, sidomos në kontekstin organizativ. Prandaj jam i bindur se e ardhja e tij si drejtues ndërkombëtar do të shënojë fillimin e një faze shumë pozitive për Rrjetin Botëror të Lutjeve të Papës”.

Për këte foli edhe At Federico Lombardi, i cili prej disa vitesh bënë pjesë në bordin drejtues, duke kujtuar se “Bërthama e spiritualitetit që promovohet sillet rreth Zemrës së Jezusit". "Unë e vlerësoj angazhimin për të gjetur gjuhë dhe forma të promovimit sa më të përshtatshëm me botën në të cilën jetojmë sot, me modalitete komunikimit që ekzistojnë – tha Atë Lombardi -. Mendoj në mjetet dixhitale, pa braktisur mjetet e mëparshme të komunikimit, të cilat garantojnë vazhdimësi me gjeneratat më të avancuara në mosha.

Vetë përkufizim i 'Rrjetit Botëror të Lutjeve të Papës’ më duket shumë i qëlluar dhe shumë mirë i realizuar. Iniciativat e 'Videomesazheve të Papës për të shpjeguar dhe për bërë të njohur synimet a ndjetet e lutjes dhe 'Click to Pray’ ' për të sugjeruar dhe shoqëruar lutjen e njerëzve dhe grupeve përmes kanaleve dixhitale aktuale, janë rezultat i krijimtarisë dhe punës së gjatë, inteligjente dhe të durueshme, e sigurisht që duhet të vazhdojë dhe të inkurajohet”. Sipas ish-zëdhënësit të Vatikanit, “është e qartë se Papa Françesku ka dhënë një kontribut vendimtar në këto zhvillimet dhe ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës. Tani, me Enciklikën e tij të fundit na drejton vëmendjen dhe zemrën drejtë shërbimit tonë themelor që është pikërisht Zemra e Jezusit”, pohon At Lombardi

05 dhjetor 2024, 13:55