San Pietro San Pietro

Papa emëron Imzot Gyhra vëzhgues të ri të Selisë së Shenjtë pranë OKB-së në Vjenë

Papa Françesku ka emëruar Monsinjor Richard Allen Gyhra Vëzhgues të Përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Institucioneve të Specializuara në Vjenë dhe pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial , si dhe Përfaqësues të Përhershëm të Vatikanit pranë Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, pranë Organizatës për Zbatimin e Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore dhe Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku ka emëruar Monsinjor Richard Allen Gyhra Vëzhgues të Përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Institucioneve të Specializuara në Vjenë dhe pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNUDI), si dhe Përfaqësues të Përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (A.I.E.A. ), pranë Organizatës për Zbatimin e Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (C.T.B.T.O.) dhe Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (O.S.C.E.). Monsinjor Richard Allen Gyhra, Këshilltar Nunciature, aktualisht është në shërbim në Përfaqësinë Diplomatike Papnore në Tanzani. Kështu njofton buletini i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë.

Emërimi i Nuncit Apostolik në Angola

Papa Françesku ka emëruar Imzot Kryspin Dubiel, Këshilltar i Nunciaturës, si Nunc Apostolik në Angola, duke e ngritur në të njëjtën kohë në Selinë titullare të Vannidës, me dinjitetin e Kryeipeshkvit. Kështu njofton buletini i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë.

02 korrik 2024, 13:00