Imzot Gallagher në Filipine, takohet me presidentin dhe ipeshkvijtë
R.SH. – Vatikan
Sot më 1 korrik nisi udhëtimi i imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe me Organizatat Ndërkombëtare, në Filipine, ku do të marrë pjesë në “Festën e Papës” në Nunciaturën Apostolike të Manilës. Kryeipeshkvi do të qëndrojë në vendin e Azisë Juglindore deri më 5 korrik.
Takime të shumta në programin e tij të udhëtimit, njoftuar nga platforma X e Sekretarisë së Shtetit @TerzaLoggia. Nesër, e martë, 2 korrik, është planifikuar një vizitë kortezie tek presidenti i Filipineve, Ferdinand R. Marcos Jr., e më pas një takim me Sekretarin e Punëve të Jashtme, Enrique Manalo.
Më 3 korrik, Gallagher do të shkojë në Malaybalay, në rajonin e Mindanaos Veriore, për të marrë pjesë në asamblenë e përgjithshme të Konferencës Ipeshkvnore të Filipineve. Me ipeshkvijtë, të nesërmen, më 4 korrik, prelati do të kremtojë meshën në Abacinë e Shndërrimit të Krishtit në Malaybalay.
Së fundi, të premten, më 5 korrik, imzot Gallagher do të marrë pjesë në Konferencën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Manila.