Selia e Shenjtë: kriza klimatike shkakton zhvendosjen e popullsisë
R.SH. – Vatikan
Ndryshimi i klimës nuk është "nocion abstrakt": dëshmi për këtë janë rreth 33 milionë njerëz të zhvendosur, për shkak të fatkeqësive natyrore gjatë vitit 2022 dhe mbi 26 milionë të tjerë në vitin 2023. Njerëz, të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, për shkak të përmbytjeve, stuhive, zjarreve, tërmeteve dhe shkatërrimeve të tjera. Ata janë "fytyra njerëzore" e krizës klimatike dhe e fatkeqësive natyrore, kujtuar nga imzot Ettore Balestrero, Vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, gjatë një fjalimi mbajtur në Komitetin e 34-t të Përhershëm për programet dhe financimin e Organizatave ndërkombëtare për migracionin.
Duke përmendur fjalët e Papës Françesku dhe angazhimin e Selisë së Shenjtë, nunci apostolik kujtoi: “nuk duhet të harrojmë kurrë se pas statistikave ka njerëz të vërtetë, jeta e të cilëve është në rrezik”. Pastaj, thirrja për ndërhyrje urgjente. Rrugëdalja nga kjo gjendje, në nivel global dhe në vazhdën e impenjimit për "ekologjinë e gjithanshme", është të "njihet lidhja ndërmjet krizës klimatike dhe zhvendosjes" së popullsisë, të punohet më shumë për parandalimin, edukimin dhe reziliencën, duke u impenuar edhe në bashkësitë, ku këta njerëz detyrohen të shkojnë si emigrantë, që të përfshihen dhe të integrohen.