Il cardinale Segretario di Stato Pietro Parolin inaugura i nuovi locali della CCEE a Palazzo Maffei a Roma, 2024.06.21 Il cardinale Segretario di Stato Pietro Parolin inaugura i nuovi locali della CCEE a Palazzo Maffei a Roma, 2024.06.21

Kard. Parolin përuron selinë e CCEE në Romë: një bashkim më i ngushtë me Papën

Këshilli i Konferencave Episkopale të Evropës, i cili përfshin 45 vende, zhvendos ambientet e institucionit nga Sankt Gallen, në Zvicër, në Via della Pigna, në Romë. Sekretari i Shtetit të Vatikanit Kardinali Parolin: afërsia e ipeshkvijve evropianë me Papën dhe dikasteret e Selisë së Shenjtë do të japë një impuls të ri baritor dhe një shtysë ekumenike, veçanërisht në vitin jubilar dhe gjatë udhëtimit sinodal.

R.SH. - Vatikan

Pas më shumë se pesëdhjetë vjetësh, CCEE, Këshilli i Konferencave Episkopale të Evropës, i cili ka për qëllim promovimin dhe mbrojtjen e së mirës së Kishës dhe përbëhet nga 39 anëtarë, duke përfshirë 33 Konferenca Episkopale Kombëtare që përfaqësojnë 45 vende të kontinentin e vjetër, ka zhvendosur selinë e sekretariatit të tij nga Zvicra në Romë.

Ambjentet e reja në Palazzo Maffei, në via della Pigna, në Romë, u përuruan nga Sekretar i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, i cili nënvizoi si aspektet teknike të kësaj zgjedhjeje, pra, afërsinë me Papën dhe dikasteret e Selisë së Shenjtë, ashtu edhe ato simbolike. “Mos harroni se bashkimi kishtar ka domosdoshmërisht një vlerë universale dhe është realizuar plotësisht Cum Petro dhe sub Petro.

21 qershor 2024, 21:02