Papa Francesco con l'arcivescovo Georg Ganswein Papa Francesco con l'arcivescovo Georg Ganswein

Imzot Gänswein nunc i ri në Lituani, Estoni dhe Letoni

Prefekti nderit i Familjes Papnore, prej vitesh sekretar privat i Benediktit XVI, Imzot Gänswein u emërua sot nga Papa Françesku si përfaqësuesi i tij i ri në vendet baltike.

R.SH. / Vatikan

Pas pak më shumë se një viti të kaluar në dioqezën e tij të origjinës në Freiburg, në Gjermani, kryeipeshkvi gjerman imzot Georg Gänswein, prefekt nderi i familjes Papnore, emërohet Nunc i ri Apostolik në Lituani, Estoni dhe Letoni. Sot, më 24 qershor, Zyra e Shtypit e Vatikanit publikoi emërimin e Papës Françesku për prelatin, i cili ishte sekretar privat i Benediktit XVI nga viti 2003 deri në vdekjen e tij, si përfaqësues të tij diplomatik në tre vendet baltike.

Pas vdekjes së Benediktit XVI, në shkurt 2023 imzot Gänswein e përfundoi detyrën e tij si prefekt i Shtëpisë Papnore, vazhdoi të banojë në Manastirin Mater Ecclesiae, në Vatikan, rezidenca e Ratzingerit që nga dorëheqja tij, deri në qershor, kur - me vendim të Papës Françeskut - u kthye në Freiburg, dioqeza gjermane nga e kishte origjinën. Papa e priti imzot Gänswein në një audiencë private më 3 janar 2024, kur u kthye në Vatikan për të kremtuar Meshën me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes së Benediktit XVI.

Nunci në të tre vendet deri vitin e kaluar ka qenë Kryeipeshkvi imzot Petar Rajič, kanadez me origjinë boshnjake-kroate, i cili më 11 mars qe emëruar nga Papa si ambasador i Selisë së Shenjtë pranë Republikës së Italisë dhe San Marinos. Prandaj, vendi kishte mbetur bosh deri më tani.

24 qershor 2024, 12:49