Visita Nuovi Cardinali dal Papa Emerito Benedetto XVI, 2018.06.28 Visita Nuovi Cardinali dal Papa Emerito Benedetto XVI, 2018.06.28

Françesku: "Benedikti XVI dha dorëheqjen për ndershmëri dhe përvujtëri"

Në një libër të ri intervistë, Papa rikthehet tek marrëdhënia ndërmjet tij dhe Joseph Ratzinger si dhe tek "kalimi i dëshmitarit", që ndodhi mes tyre.

R.SH. / Vatikan

Benedikti XVI "u ul në një tryezë. Mbi të ishte një kuti e madhe dhe një dosje”. “Këta -  tha - janë aktet e hetimit”. Kishte të bënte me bisedat e tre kardinajve ‘hetues’ për çështjen Vatileaks. Ishte klikë e vërtetë. Kishte nga ata që manovruan, e nga ata që mashtruan... Ndërmjet viktimave ishte edhe Kardinali i atëhershëm Pietro Parolin. Donin ta pengonin emërimin e tij si Sekretar i Shtetit".

Kështu e rrëfen Papa Françesku takimin e tij të parë me Joseph Ratzinger pas zgjedhjes. Teksti, i botuar nga Repubblica, është ekstrakt nga libri "Pasardhësi", fryt i tri bisedave të Bergoglios me Javier Martínez-Brocal ndërmjet korrikut 2023 dhe janarit 2024.

 “Ata që bëjnë gabim, duhen falur dhe të kthejnë faqen, ndërsa kokëfortët bëjnë krejt të kundërtën. Ishin disa njerëz me role të dorës së dytë, që i kishin duart në brumë. Tomko, De Giorgi dhe Herranz. Kjo është arsyeja pse atë ditë në Castel Gandolfo, Benedikti donte të më shpjegonte personalisht përfundimet në të cilat kishin arritur tre kardinajtë”.

 “Pas botimit të librit të kardinalit Robert Sarah, u detyrova të pyesja sekretarin e Benediktit se çfarë po bënte: kërkesë për 'largim vullnetar' apo 'për pritje vullnetare'. Pas kësaj përvoje dhe përvojave të tjera, vendosa ta shpërndaj menjëherë sekretarinë papnore. Dy sekretarët e mi bashkëpunojnë edhe me departamente të tjera dhe më ndihmojnë vetëm përkohësisht: part time. Rrinë me mua 4 ose 5 vjet, pastaj ndërrohen.

Nuk është gjë e mirë të kesh një sekretar të gjithëpushtetshëm! Të luash rolin e sekretarit është gjë shumë i vështirë. Sekretari i mirë të ndihmon pa lënë gjurmë nga vetvetja”.  Për arsyet e dorëheqjes së Benediktit XVI nga papnia, Papa shpjegon: “E di, sepse ishte ai vetë që ma tregoi. Hoqi dorë për ndershmëri. E ndjeu se  forcat po e braktisnin, e ky ishte problemi. Nuk ishte aspak i lidhur me pushtetin. Disa më pyesin nëse edhe unë e kam ndër mend të heq dorë. Është mundësi reale, por tani për tani nuk e ndjej nevojën”.

18 qershor 2024, 11:09