Të premten prezantimi i 2 shkollave profesionale të Vatikanit
R.SH. / Vatikan
Konferencë shtypi për prezantimin e veprimtarisë "Dy shkollat e Selisë së Shenjtë për arsimin e lartë: Shkolla e Vatikanit për Paleografi, Diplomaci dhe Studime Arkivore dhe Shkolla e Shkencave Bibliotekare e Vatikanit" do të mbahet të premten, më 10 maj, në orën 11.30, në kuadrin e kremtimit të ardhshëm të përbashkët të 140-vjetorit të Shkollës së Paleografisë, Diplomacisë dhe Studimeve Arkivore dhe 90-vjetorit të Shkollës së Shkencave Bibliotekare, në program më datën 13 maj.
Gjatë takimit, në sallën e shtypit të Selisë së Shenjtë, do të ilustrohet historia, qëllimi dhe veprimtaria e dy shkollave, institute shumë të specializuara kushtuar studimit të pasurive arkivore dhe të librave.
Folësit do të jenë Imzot Angelo Vincenzo Zani, Arkivist dhe Bibliotekar i Kishës së Shenjtë Romake; Imzot Sergio Pagano, Prefekt i Arkivit Apostolik të Vatikanit dhe Drejtor i Shkollës së Paleografisë, Diplomatikës dhe Studimeve Arkivore të Vatikanit; Don Mauro Mantovani, Prefekt i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit dhe Drejtor i Shkollës së Bibliotekës së Vatikanit.