Më 11 qershor takim i Papës me meshtarët romakë shuguruar më 1985-2013
“Pasi vizitoi sektorët e dioqezës sonë - shpjegon imzot Di Tolve në letër - Ati i Shenjtë Bergoglio shprehu dëshirën për të takuar të gjithë priftërinjtë, sipas fazës së shugurimit presbiteral. Pas takimit, priftërinjtë e shuguruar nga 40 vjeç e lart si dhe priftërinjtë e shuguruar ndërmjet viteve 1985 e 2013.
R.SH. / Vatikan
Më 11 qershor, Papa do të takohet me meshtarët e dioqezës së Romës që janë shuguruar ndërmjet viteve 2013 dhe 1985. Lajmi u njoftua përmes një letre, drejtuar të interesuarve nga Imzot Michele Di Tolve, ipeshkëv për formimin e vazhdueshëm të klerit dioqezan të Romës, duke saktësuar se takimi do të nisë në orën 16:00, në Aula Magna-n Pali VI, pranë Universitetit Papnor Salesian, në Romë.
“Pasi vizitoi sektorët e dioqezës sonë - shpjegon imzot Di Tolve në letër - Ati i Shenjtë Bergoglio shprehu dëshirën për të takuar të gjithë priftërinjtë, sipas fazës së shugurimit presbiteral. Fillimisht priftërinjtë e shuguruar nga 40 vjeç e lart si dhe priftërinjtë e shuguruar ndërmjet viteve 2024 dhe 2014.
31 maj 2024, 12:12