Selia e Shenjtë: liria e Kishës në Vietnam është për të mirën e të gjithë shoqërisë
R.SH. / Vatikan
Përzemërsia, sinqeriteti, respekti i ndërsjellë karakterizoi takimin e grupit të përbashkët të punës ndërmjet Vietnamit dhe Selisë së Shenjtë, i cili u zhvillua sot, më 17 maj, në Ha Noi, i pari pas përfundimit, më 27 korrik 2023, të Marrëveshjes midis Vietnamit dhe Selia e Shenjtë mbi statutin e Përfaqësuesit Papnor Rezident dhe mbi Zyrën e Përfaqësuesit të Përhershëm Papnor të Selisë së Shenjtë në Vietnam. Të dyja palët, siç thuhet një njoftim për shtyp nga Selia e Shenjtë, "patën një shkëmbim të gjerë dhe të thelluar të pikëpamjeve mbi marrëdhëniet Vietnam - Selia e Shenjtë, duke përfshirë çështjet që kanë të bëjnë me Kishën Katolike në Vietnam".
Liria e Kishës në Vietnam
Takimi, i kryesuar bashkërisht nga Le Thi Thu Hang, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreu i Delegacionit Vietnamez dhe Imzot Mirosław Wachowski, Nënsekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, Kreu i Delegacionit të Selisë së Shenjtë, thuhet në njoftim, ka ripohuar "lirinë e Kishës në kryerjen e misionit të saj për të mirën e të gjithë shoqërisë", si dhe atë të "Komuniteti Katolik në Vietnam i cili do të vazhdojë të frymëzohet nga Magjisteri i Kishës në lidhje me praktikën e të 'jetuarit të Ungjillit në botë dhe të qenurit, në të njëjtën kohë, të krishterë të mirë dhe qytetarë të mirë”.
Ecuria e marrëdhënieve
Gjatë takimit qe e mundur gjithashtu, shpjegon deklarata, të njihej "përparimi i marrëdhënieve Vietnam - Selia e Shenjtë, falë kontakteve dhe konsultimeve të rregullta, shkëmbimit të delegacioneve të nivelit të lartë dhe aktiviteteve të Përfaqësuesit Papnor Rezident, Kryeipeshkvit Marek Zalewski". Para se të largohej nga Vietnami, Delegacioni i Selisë së Shenjtë bëri një vizitë kortezie pranë disa nga autoriteteve të vendit dhe takoi kryeipeshkvin e Ha Noit, Imzot Joseph Vũ Văn Thiên.