Kërko

Papa pret në audiencë Presidentin e Republikës Domenikane

Luis Abinader Corona për 30 minuta në bisedë me Françeskun, më pas takimi në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit përqendruar mbi rolin e Kishës në vend në fushën e arsimit, bamirësisë, dhe migracionit dhe situatën rajonale: u ripohua angazhimi reciprok për të mirën e përbashkët të popullit dominikan

R.SH. - Vatikan

Biseda sotme, 27 maj, mes Papës Françeskut dhe presidentit të Republikës Domenikane, Luis Rodolfo Abinader Corona, pritur në audiencë në Vatikan, zgjati 30 minuta. Një takim i përzemërt, siç njoftoi drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, duke nënvizuar atmosferën familjare gjatë audiencës falë edhe pranisë së bashkëshortes dhe tre vajzave të presidentit.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

Presidenti Abinader më pas shkoi në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, ku takoi Kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Gjatë “bisedimeve të përzemërta”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Shtypit të Vatikanit, “u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe dëshirën për t'i forcuar më tej ato. Më pas bisedimet u ndalen në kontributin e çmuar që Kisha katolike i ofron vendit, veçanërisht në fushën arsimore, si dhe në fushën e bamirësisë”. “Në vazhdim të bisedimeve – vijon nota e Vatikanit – u prekën edhe disa tema me interes të ndërsjellë si migrimi dhe situata rajonale, duke ripërtërirë angazhimin e ndërsjellë për të promovuar të mirën e përbashkët të popullit domenikan”.

Shkëmbimi i dhuratave

Në momentin e shkëmbimit të dhuratave, Papa i dhuroi kreut të shtetit një vepër bronzi të titulluar Dashuria sociale, ku paraqitet një fëmijë duke ndihmuar një tjetër të ngrihet në këmbë, me shkrimin "Të duash të Ndihmosh", së bashku me vëllimet e dokumenteve papnore, të këtij viti. Mesazhi për Paqe 2024, libri mbi Statio Orbis i 27 marsit 2020, redaktuar nga shteëpia botuese e Vatikanit LEV. Nga ana e tij, Abinader i dhuroi Papës një rruzare të bërë me argjend dhe gurë gjysmë të çmuar nga Republika Domenikane.

27 maj 2024, 13:03