Jubileu: Imzot Fisichella, ‘Papa ka nënshkruar të gjitha impenjimet që janë në kalendar
R.SH. / Vatikan
“Papa Françesku është për fat të mirë dhe shumë i fortë e tashmë ka nënshkruar edhe të gjitha angazhimet në kalendarin e Jubileut që i kam paraqitur muaj më parë, madje ditët e fundit e shoqërova në një famulli kishtare në periferi të Romës, ku Papa nuk donte më të largohej më, e edhe të shtunën e të dielën e kaluar në Ditën Botërore të Fëmijëve pamë kapacitetin shumë të fortë të Papës për dialog dhe rezistencë, sigurisht që pasi Papa ka nënshkruar kalendarin e Jubileut, ritmet duhet të vazhdojnë, për shembull Papa përveç audiencave të së mërkurës do të ketë edhe audienca të jashtëzakonshme për të shtunesh”. Kështu tha përgjegjësi i Vatikanit për Jubileun 2025, Imzot Rino Fisichella, duke iu përgjigjur shtypit të huaj në Romë, se si Jubileu mund të vë në sprovë shëndetin e Papës. "Ai vetë është gati", siguroi Imzot Fisichela, i cili, i nxitur nga një pyetje tjetër për sigurinë, u përgjigj: "Të gjithë jemi të shqetësuar, Selia e Shenjtë dhe Italia, por duhet të rrëfej se Roma është një qytet i sigurt, por kjo nuk do të thotë të ulim rojet".
I pyetur gjithashtu se çfarë do të ndodhte me Jubileun nëse Papa do të hiqte dorë, prelati vërejti: "Unë nuk jam kanonist, por teolog, por Jubileu do të pushonte", me një dorëheqje "si edhe të gjitha aktivitetet ndërpritet, sepse krerët e Dikastereve të Vatikanit, ne, pushojmë nga detyra pasi Papa vendos një datë dorëheqjeje të gjithë krerët e dikastereve pushojnë nga detyra e tyre”.