Në Akademinë Papnore të Shkencave, një forum për një të ardhme më të mirë
R.SH. / Vatikan
Shkenca dhe teknologjia, të udhëhequra për të mirën e njerëzve dhe të botës, mund të jenë aleatë të jashtëzakonshëm. Dhe sot po hapen perspektiva të reja dhe të rëndësishme. Një takim themelor për të ilustruar mundësi të tilla bindëse është Samiti i Ndryshuesve Botëror i këtij viti, që ka si temë: "Forumi për të ndihmuar në formimin e një të ardhmeje më të mirë".
Tani në edicionin e tretë, Samiti i Ndryshuesve Botëror është një ngjarje e konceptuar dhe e kërkuar nga profesor Gabriele Andreoli, president i Institutit për studime dhe bashkëpunim të avancuar (IASC), i cili zgjodhi të presë këtë samit selinë e Akademisë Papnore të Shkencave në Vatikan, përgjegjëse për mirëpritjen e temave të tilla, të karakterizuara nga profile të larta shkencore, teologjike, teknologjike dhe morale. Në fakt, pikërisht në Akademinë Papnore të Shkencave do të mblidhen, më 29 maj të ardhshëm, në një asamble ekspertë ndërkombëtarë.
Mesazhi universal i shpresës
Andreoli shpjegon se: “pikërisht nga brenda Kishës sonë të Shenjtë duhet të përhapet tek të gjithë popujt pikërisht ky mesazh universal shprese, bazuar në konkretizimin e asaj që ne paraqesim në këtë ngjarje: një mesazh që sheh shkencën e lartë dhe një teknologji të menduar, projektuar e të organizuar në çdo detaj për të mirën e personave dhe të botës. Në fakt, nuk duhet dhe nuk mund të ketë asnjë dallim - shton eksperti Andreoli - pasi ajo që na shtyn dhe na udhëheq është besimi i thellë se çdo qenie njerëzore ka dinjitetin e tij dhe për këtë arsye duhet të jetë në gjendje të jetojë jetën e tij duke përdorur atë që shkenca, teknologjia dhe feja na mundësojnë të bëjmë sot."
Projekti Transcendental
Rezultatet që mund të duken të paarritshme janë përkundrazi jo vetëm të arritshme, por edhe të arritura. Dhe pikërisht në Samitin e Ndryshuesve Botëror do të shfaqen zbulimet shkencore dhe teknologjike për të formuar një të ardhme më të mirë. Teknologjia, teologjia, shkenca dhe feja janë zemra e Samitit Botëror të Ndryshuesve, i cili më 5 shtator 2025, me rastin e edicionit të katërt, do të tregojë frytin e projektit Trnascend, të cilin Andreoli e prezanton zyrtarisht më 29 maj të ardhshëm.