Meshë në Romë për dhjetëvjetorin e kanonizimit të Gjon Palit II
Eukaristia do të kremtohet në orën 17.00 më datën 27 prill, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe do të kryesohet nga Kardinali Giovanni Battista Re, dekan i Kolegjit të Kardinajve. Kështu njofton Fondacioni i Vatikanit me emrin Papa Wojtila
R.SH. / Vatikan
"Kremtimi i 10-vjetorit të kanonizimit të Shën Gjon Palit II i përgjigjet dëshirës së besimtarëve që duan të shprehin mirënjohje për dhuratën e personit të tij dhe për shërbesën e tij. Për këtë arsye kremtimet janë të hapura për të gjithë. Çdokush mund të marrë pjesë pa pasur nevojë për një biletë për të hyrë në Bazilikën e Shën Pjetrit”, njofton Fondacioni Vatikanas Gjon Pali II për Vatican-News.
Ceremonia e kanonizimit të Gjon Palit II dhe Gjonit XXIII, mbajtur më 27 prill 2014 në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, u kryesuan nga Papa Françesku në prani të Papës së Nderit Benediktit XVI. Procesi i lumturimit dhe kanonizimit të Papës polak zgjati gjithsej nëntë vjet.
27 shkurt 2024, 13:34