Kardinal Mendonça, Lutje Zojës: Mari, na mëso
Kard. José Tolentino Mendonça: Mari, na mëso…/Ç’ do të thotë të jesh shtatzënë me Zotin.../Mësona këtë art madhështor/e të arritshëm/për të lindur hyjnoren,/e për ta zgjuar Atë ngadalë në çdo zemër/si dritë të nevojshme,/…Na mëso ta përqafojmë me shpresë/ligështinë e të tjerëve dhe tonën./Të çlirohemi nga idealizimet/e sidomos, nga mashtrimet./Na mëso besnikërinë ndaj të Gjithëpushtetshmit, /domethënë, kujdesin për të brishtin…/E mësona se udhëtimet e mëdha/ varen nga hapat e vegjël…
R.SH. / Vatikan
Nga Kard. José Tolentino Mendonça:
Mari, na mëso…
Ç’ do të thotë të jesh shtatzënë me Zotin...
Mësona këtë art madhështor
e të arritshëm
për të lindur hyjnoren,
e për ta zgjuar Atë ngadalë në çdo zemër
si dritë të nevojshme,
kur nata nxin
e boshllëku bëhet gjithnjë më i rëndë…
Na mëso ta përqafojmë me shpresë
ligështinë e të tjerëve dhe tonën.
Të çlirohemi nga idealizimet
e sidomos, nga mashtrimet.
Na mëso besnikërinë ndaj të Gjithëpushtetshmit,
domethënë, kujdesin për të brishtin…
E mësona se udhëtimet e mëdha
varen nga hapat e vegjël….
Na mëso të zbulojmë brenda vetes
aftësinë për të shumëfishuar gëzimin;
për të ndërmjetësuar shpresën
për të hapur shtigje të reja;
e për fillime të reja.
11 shkurt 2024, 15:49