Lutje ekumenike më 15 shkurt në Vatikan në kujtim të 21 martirëve koptë
R.SH. / Vatikan
Kanë kaluar nëntë vjet që nga 15 shkurti i vitit 2015 kur, në një nga episodet më mizore të provokuar nga egërsia e Shtetit të vetëquajtur islamik, 20 egjiptianë dhe një ganezë që punonin në Libi u masakruan në plazhin e Izmirit. Vdekja e tyre e guximshme shënoi thellësisht jetën e Kishës kopte e më gjerë dhe më 11 maj të vitit të kaluar në Vatikan - gjatë një takimi dhe një momenti lutjeje të përbashkët me Kreun e Kishës Ortodokse Kopte të Aleksandrisë Tawadros – Papa Françesku njoftoi se 21 të krishterët e vrarëve do të ishin përfshirë në Martirologun e Kishës Romake si një shenjë e bashkimit shpirtëror. "Ata janë shenjtorët tanë, shenjtorët e të gjithë të krishterëve, shenjtorët e të gjitha konfesioneve dhe traditave. Këta martirë u pagëzuan jo vetëm me ujë dhe në Shpirt, por edhe me gjak, me një gjak që është farëë e unitetit për të gjithë ndjekësit e Krishtit" pati deklaruar me atë rast Papa.
Lutja ekumenike
Më 15 shkurt, me rastin e përkujtimit të tyre të parë në Kishën Katolike, Kapela e Korit të Bazilikës së Shën Pjetrit do të organizojë një lutje ekumenike në orën 17:00, organizuar nga Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Promovimin e Unitetit të të Krishterëve e cila do të kryesohet nga Prefekti Kardinali Kurt Koch. me pjesëmarrjen e një kori kopt. Reliket e martirëve koptë të ofruara nga Tawadros për Françeskun do të ekspozohen për nderim në Bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan.
Dokumentari në Filmoteca
Në vijim të kësaj ditenë Filmotekën e Vatikanit do të shfaqet "Të 21: forca e fesë", dokumentari i realizuar në vendlindjen e martirëve me patronatin e Patriarkut të Kishës Ortodokse Kopte.