Papa, polakëve: kushtimi në Jasna Górës frymëzon drejtësi dhe vëllazëri
Vatican News
At Łukasz Bankowski
“I përshëndes përzemërsisht polakët. Bashkohem shpirtërisht me ata që u mblodhën në Częstochowa”, tha Papa Leoni XIV në përshëndetjen e tij gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, duke kujtuar “Kushtimin e Kombit Polak Zojës Mari në Jasna Góra, një akt solemn i kushtimit të kombit polak Nënës së Zotit, shkruar nga Kardinali Stefan Wyszyński gjatë burgimit të tij” dhe përtërirë rishtas sot, 26 gusht, 70 vjet më vonë.
Papa Prevost më pas nxiti të mos vazhdohet ajo trashëgimi. Programi i ripërtëritjes morale të shoqërisë, që përmbahet në të, përmes mbrojtjes së jetës njerëzore, kujdesit për martesën dhe familjen, si dhe edukimit të fëmijëve dhe të rinjve, vazhdoftë të frymëzojë angazhimin për drejtësi dhe vëllazëri.
Çka ndodhi atëherë, është një nga ngjarjet më domethënëse në historinë e Kishës, në Poloninë e pasluftës, kur nën regjimin komunist vetë Kisha u bë një nga bastionet kryesore të mbrojtjes së lirisë fetare dhe identitetit shpirtëror të polakëve.
Primati shkroi gjatë internimit të tij
Në vitin 1956, Kardinali Stefan Wyszyński, Primat i Polonisë, ishte i mbyllur në bimsat e burgut, pa liri për gati tre vjet. Gjatë burgosjes së tij, krijoi idenë e nevojës për ripërtëritjen morale të shoqërisë, e prekur fillimisht nga tragjedia e Luftës II Botërore dhe, më pas, nga shtypja e regjimit komunist. Më 16 maj 1956, në festën e Shën Andreut Bobola, kardinal Wyszyński filloi të punonte mbi tekstin e Kushtimit në orën pesë të mëngjesit. Dy orë më vonë, teksti ishte gati. Dokumenti u transportua fshehurazi në Shenjtoren e Zojës në Jasna Górës.
Një kolltuk bosh - e gjysmë milioni besimtarë
Më 26 gusht 1956, Kushtimi i Kombit Polak në Jasna Góra u shpall solemnisht para figures të Zojës së Częstochow-ës. Përafërsisht gjysmë milioni njerëz u mblodhën në Kishë. Autori i Betimeve nuk shihej në mes tyre. Kardinali Wyszyński ishte ende në burg. Prandaj, një karrige e zbrazët u vendos pranë altarit, simbol i mungesës së Primatit dhe shtypjes që pësoi Kisha.
Teksti i Kushtimit Zojës Mari u lexua, në emër të tij, nga Ipeshkvi imzot Michał Klepacz.
E thirrjeve pasuese, qindra mijëra besimtarë iu përgjigjën: "Mbretëreshë e Polonisë, premtojmë!".
Po çka premtuan polakët?
Kushtimet para Zojës në Jasna Góras janë të rrënjosura në traditën shekullore polake të besimit ndaj Marisë! E nuk kufizoheshin vetëm në një akt përkushtimi fetar. Kardinal Wyszyński përfshiu një program konkret për ripërtëritjen morale dhe shoqërore të kombit. Polakët premtuan besnikëri ndaj Zotit, ndaj Kryqit dhe ndaj Ungjillit, mbrojtjen e jetës njerëzore, ruajtjen e martesës dhe të familjes së qëndrueshme dhe edukimin e krishterë të fëmijëve të tyre.
U zotuan të luftonin edhe alkoolizmin, cektësinë dhe shpërdorimin, e të jetonin me punë të ndershme dhe respekt të anasjelltë!
Kushtimet parashikonin sidomos një Poloni të çliruar nga "urrejtja, dhuna dhe shfrytëzimi", në të cilën frytet e punës do të ndaheshin në mënyrë që të mos kishte "njerëz të uritur, të pastrehë e gjithnjë me lot në sy". Shtatëdhjetë vjet më vonë, Papa Leoni XIV iu rikthye pikërisht këtij mesazhi. Programi i shkruar nga Primati Wyszyński duhet - siç tha Papa - të vazhdojë të frymëzojë ndërtimin e drejtësisë dhe të vëllazërisë!
Shprehja „Jasnogórska Pani, Tyś naszą Hetmanką” – “Zoja e Jasna Góra, Ti je Udhëheqësja jonë” përmbledh simbolikisht këtë histori: në momentet më të vështira, polakët ktheheshin te Jasna Góra, te Maria, për të ripërtërirë besimin, unitetin dhe përkushtimin e tyre.
