Leoni XIV për sinodin valdez: të dëshmojmë së bashku për lirinë e bijve të Zotit
Vatican News
Papa përshëndet përzemërsisht Sinodin e Kishave Metodiste dhe Valdeze, i cili filloi të shtunën, më 22 gusht, në Torre Pellice, Piemonte, me një mesazh drejtuar ipeshkvit të Pinerolos, imzot Derio Olivero, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin. Në mesazh, Leoni XIV i referohet temës së inteligjencës artificiale, një nga temat qendrore të reflektimit në Sinod. "Përballë revolucionit dixhital", shkruhet në të, "i cili duket se sugjeron kapërcimin e njeriut, Papa na nxit të kemi parasysh se të krishterët janë të thirrur të dëshmojnë së bashku për lirinë e qenieve njerëzore të krijuara sipas shëmbëlltyrës dhe ngjashmërisë me Zotin".
Duke kujtuar një fragment nga enciklika “Magnifica Humanitas”, Leoni XIV thekson se është e nevojshme të "përmirësohet teknologjia pa lejuar që zemra të degradohet". Me këtë urim, ai lutet që mbi Sinodin të dikohen dhuratat e Shpirtit Shenjt dhe bekimi i Zotit.
Sinodi i Bashkimit të Kishave Metodiste dhe Valdeze po mbahet nga 22 deri më 26 gusht 2026, në Torre Pellice, në provincën e Torinos. Asambleja është thirrur për të diskutuar dhe për të vendosur mbi perspektivat e ardhshme. Gjatë takimit po trajtohen çështje të shumta: paqja, drejtësia sociale, ekumenizmi, të drejtat e njeriut, mbrojtja e më të prekshmëve, qëndrueshmëria dhe sfidat, që kanë nevojë për dëshminë e krishterë në kontekstin bashkëkohor.
