Subiaco, Papa viziton Manastiret e Shën Benediktit dhe Shën Skolastikës
Vatican News
Në fund të paradites së djeshme, më 22 korrik, Papa Leoni XIV u largua nga Shenjtërorja e Trinisë Shenjte, një prej vendeve të kultit më të nderuara në Apeninet Qendrore, dhe rreth mesditës mbërriti me makinë në Manastirin e Shën Benediktit në Subiako, rreth tridhjetë kilometra larg. Gjatë vizitës në kompleksin e kuvendit të murgjve benediktinë, njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë përmes kanalit të saj në Telegram, Ati i Shenjtë u ndal në një meditim të heshtur përpara afreskut të shekullit XIII të Shën Françeskut të Asizit dhe, pranë Shpellës së Shenjtë (Sacro Speco), ku sipas traditës, ku puthi gjurin e statujës së Shën Benediktit Abat. Më pas, së bashku me të pranishmit, Papa recitoi lutjen Ati ynë. Në përfundim të vizitës, Leoni XIV shkoi në Manastirin e Shën Skolastikës, ku drekoi me bashkësinë benediktine dhe vizitoi ambientet e manastirit të benediktinëve. Pas orës 16:00, Papa dhe shoqëruesit e tij u nisën për t'u kthyer në Castel Gandolfo
![]()
Një moment tjetër nga vizita e Papa Leo XIV në Manastiret Benediktine të Subiakos (@Vatican Media)
Gëzimi dhe mirënjohja e bashkësisë benediktine
«Bashkësia benediktine e Subiakos e pret me gëzim dhe mirënjohje vizitën e Shenjtërisë së Tij, Papa Leonit XIV, në Manastiret e Shenjta, vendi ku Shën Benedikti nisi udhëtimin e tij shpirtëror». Kështu u shpreh për agjencinë e lajmeve Sir Eprori i murgjve benediktinë të Subiakos, Abati dom Mauro Meacci.
«Prania e Atit të Shenjtë – vijoi ai – ripërtërin lidhjen ndërmjet Kishës dhe karizmës benediktine, duke na kujtuar të gjithëve përparësinë e lutjes, të dëgjimit të Fjalës së Zotit dhe të kërkimit të paqes.»
Mesazhi i Papës për komunitetin e Manastirit të San Benedetto-s, i lënë në Librin e Vizitorëve
Mesazhet që Papa u la bashkësive murgare
Në Librin e Vizitorëve të Manastirit të Shën Benediktit, Ati i Shenjtë Leoni XIV shkroi:
"Ora et labora… Dëshmia e murgjve benediktinë mbetet e vlefshme dhe shumë e rëndësishme për Kishën dhe për botën e sotme. E falënderoj këtë bashkësi për mikpritjen e mrekullueshme dhe ju ftoj të luteni, së bashku me mbarë Kishën, për paqen në botë. Me bekimin tim. Në festën e Shën Marisë Magdalenë".
Ndërsa në Librin e Vizitorëve të Manastirit të Shën Skolastikës Papa shkroi:
"E falënderoj Zotin për hirin që m'u dha të vizitoj këtë vend të shenjtë, në festën liturgjike të Shën Marisë Magdalenë, e para që shpalli Ngjalljen e Zotit"
![]()
Një moment nga vizita e Papës në kompleksin e manastirit të Shën Benediktit Abat në Subiaco (@VaticanMedia)
