Papa emëron Nuncin Imzot El-Kassis Vëzhgues të Përhershëm pranë OKB-së
Vatican News
Papa Leoni XIV ka emëruar vëzhgues të përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (O.N.U.) në Nju Jork imzot Christophe-Zakhia El-Kassis, arqipeshkëv titullar i dioqezës së Roselle-s, deri më tani nunc apostolik në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Jemen si dhe delegat apostolik në Gadishullin Arabik. Në janar të vitit 2023, Papa Françesku e kishte emëruar nunc apostolik në Emiratet e Bashkuara dhe në korrik 2024 edhe në Jemen si dhe delegat apostolik në Gadishullin Arabik. Në nëntor të vitit 2018, Papari atëhershëm e kishte emëruar nunc apostolik në Pakistan, duke e lartësuar njëkohësisht në selinë titullare të dioqezës së Roselle-s, me dinjitetin e arqipeshkvit.
I lindur në Bejrut të Libanit më 24 gusht 1968, imzot El-Kassis është shuguruar meshtar më 21 maj 1994. Hyri në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë më 19 qershor 2000 dhe ka shërbyer si këshilltar nunciature pranë nunciaturave apostolike në Indonezi, Sudan, Turqi si dhe në seksionin për Marrëdhëniet me Shtetet të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit.Njeh arabishten, frëngjishten, italishten, anglishten, indonezishten, spanjishten dhe gjermanishten.
