Papa Leoni XIV në Shenjtëroren e Trinisë Shenjte

Vizita e papritur e Atit të Shenjtë Leoni XIV në Vallepietra, në kufirin mes Lazios dhe Abrucos, ishte një çast lutjeje dhe takimi të thjeshtë me besimtarët e me rregulltarët e pranishëm.

Vatican News

Një tjetër vizitë e papritur e Papa Leonit XIV sot në një prej vendeve më të dashura të devocionit në Italinë qendrore. Pas ndalesës së tij në Abacinë e Montecassinos, Ati i Shenjtë Prevost ngjit në Shenjtëroren e Trinisë Shenjte në Vallepietra, një vend i vendosur mes maleve, në kufirin ndërmjet rajoneve të Lazios dhe Abrucos.

E ndërtuar në rreth 1.400 metra lartësi mbi nivelin e detit dhe e mbështetur mbi shpatin shkëmbor të Colle della Tagliata, Shenjtërorja e e Trinisë Shenjte prej shekujsh është një destinacion shtegtimi për mijëra besimtarë që ngjiten atje për t'iu lutur Trinisë Shenjte.

Papa në shenjtëroren e Vallepietra (@Vatican Media))
Papa në shenjtëroren e Vallepietra (@Vatican Media))   (ANSA)

Sipas Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Papa u ndal në heshtje përpara afreskut të Trinisë Shenjte që ruhet brenda Shenjtërores, duke kaluar disa çaste në lutje. Pas këtij momenti, Leoni XIV përshëndeti besimtarët dhe rregulltarët e pranishëm, duke i takuar me thjeshtësinë që ka karakterizuar edhe vizitat e tij të fundit jashtë programeve zyrtare.

Edhe kjo ndalesë, e zhvilluar larg ceremonive dhe protokollit, dëshmon rëndësinë që Papa Leoni XIV i kushton lutjes dhe vendeve të shenjta, të cilat vazhdojnë të jenë hapësira takimi me Zotin dhe me popullin besimtar. Vizita në Vallepietra u shndërrua kështu në një moment të qetë shpirtëror, duke nënvizuar edhe një herë afërsinë e Atit të Shenjtë me bashkësitë që e mirëpritën në këtë Shenjtërore të lashtë malore.

Papa në shenjtëroren e Vallepietra (@Vatican Media))
Papa në shenjtëroren e Vallepietra (@Vatican Media))   (ANSA)
22 korrik 2026, 14:59