Kërko

2026.07.30 La Signora Patricia Lee Smith

Leoni XIV takohet me Patti Smith

Sot paradite, më 31 korrik, Papa priti këngëtaren, kompozitoren, poeten dhe artisten, me origjinë nga Çikago, si ai vetë. Majin e kaluar, ajo përuroi Pavijonin e Selisë së Shenjtë në Bienalen e Venedikut dhe në vitin 2014 këndoi për Papën Françesku në Vatikan

Vatican News

Papa Leoni XIV priti në audiencë sot paradite, më 31 korrik, këngëtaren, kompozitoren, poeten dhe artisten amerikane Patti Smith. Të dy janë me origjinë nga Çikago, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe u takuan në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

  (@Vatican Media)

Përurimi i Pavijonit të Selisë së Shenjtë

Më 8 maj, në përvjetorin e parë të zgjedhjes së Papës në fronin e Shën Pjetrit, Smith përuroi Pavijonin e Selisë së Shenjtë në Ekspozitën e 61-të Ndërkombëtare të Artit të Bienales së Venedikut. Artistja këndoi një lutje vokale të krijuar në bashkëpunim me Soundëalk Collective, partner qendror i projektit të ekspozitës të promovuar nga Dikasteri për Kulturën dhe Edukimin.

  (@Vatican Media)

Duke kujtuar Papën Françesku

Në një intervistë me mediat e Vatikanit prillin e vitit të kaluar, disa ditë pas vdekjes së Papës Françesku, Smith kujtoi personalisht Jorge Mario Bergoglion, të cilin e takoi në audiencën e përgjithshme të 10 prillit 2013 dhe për të cilin këndoi një vit më vonë. "Duhet t'i marrim fjalët që ishin të dashura për të - dashuria, përvujtëria, dhembshuria - t'i pranojmë ato, t'u besojmë në zemrat tona dhe të kërkojmë, si disa nga mësuesit tanë të mëdhenj, të imitojmë Krishtin, të imitojmë Françeskun. Sepse nëse i imitojmë ata, jemi shumë më afër Zotit", deklaroi ajo.

31 korrik 2026, 12:06