Spanjë: Papa të burgosurve, gabimet nuk e përcaktojnë identitetin e njeriut

Ati i Shenjtë Leoni XIV i ftoi të pranishmit të mos humbin shpresën dhe të besojnë në mundësinë e një fillimi të ri, duke kujtuar se çdo njeri është më shumë se gabimet apo rrethanat e së kaluarës së tij.

R.SH. / Vatikan

“Edhe kur shtypja dhe trishtimi shënojnë disa etapa të jetës suaj, mos harroni se gabimet e bëra nuk e përcaktojnë identitetin e një personi.” Kështu u shpreh Papa Leoni XIV gjatë takimit me të burgosurit në burgun e Brians, në Sant Esteve Sesrovires, pranë Barcelonës. Ati i Shenjtë Leoni XIV i ftoi të pranishmit të mos humbin shpresën dhe të besojnë në mundësinë e një fillimi të ri, duke kujtuar se çdo njeri është më shumë se gabimet apo rrethanat e së kaluarës së tij.

Duke iu referuar përvojës së Shën Augustini, Papa kujtoi se në veprën e tij Rrëfimet, shenjti tregon udhëtimin e vet të kthimit dhe të transformimit shpirtëror. “Nëse i besojmë hirit të Hyjit dhe lejojmë që Ai të na udhëheqë e të na shndërrojë, zbulojmë se e kaluara nuk e dënon të ardhmen tonë, por na jep mundësinë të ndryshojmë vendimet dhe zgjedhjet tona”, theksoi Papa Leoni XIV.

Me këto fjalë, Papa Leoni XIV përcolli një mesazh shprese dhe ripërtëritjeje, duke nënvizuar se askush nuk është i burgosur përgjithmonë nga gabimet e së kaluarës kur hapet ndaj mëshirës së Zotit dhe mundësisë së ndryshimit.

10 qershor 2026, 11:47