Kërko

Vizita Papës në Spanjë: një udhëtim mes besimit dhe humanizmit

Vizita konsiderohet një mundësi për reflektim mbi identitetin shpirtëror të Evropës, por edhe mbi detyrimin moral për të mos qëndruar indiferentë përballë vuajtjeve njerëzore. Në këtë kuadër, mesazhi i Papës synon të lidhë dimensionin e besimit me angazhimin konkret për paqe, mikpritje dhe dinjitet njerëzor. Udhëtimi apostolik i Papës në Spanjë datat 6-12 qershor 2026) ndodh në zemër të sfidave më të mëdha që po kalon sot kontinenti evropian.

R.SH. / Vatikan

Nesër fillonvdhëtimi apostolik i Papa Leonit XIV në Spanjë, me ndalesa në Madrid, Barcelonë dhe Ishujt Kanarie. Vizita zhvillohet në një moment të rëndësishëm për vendin dhe për Kishën Katolike, duke vënë në qendër tema si paqja, dialogu, trashëgimia shpirtërore dhe drama e migracionit. Udhëtimi apostolik i Papës në Spanjë (6-12 qershor 2026) ndodh në zemër të sfidave më të mëdha që po kalon sot kontinenti evropian.

Në prag të mbërritjes së Papës në Sapnjë, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Spanjolle, arqipeshkvi Luis Argüello, theksoi domethënien e thellë të kësaj vizite. Ai u ndal veçanërisht te bazilika e famshme Sagrada Família në Barcelonë, kryevepra e arkitektit Antoni Gaudí, duke e përshkruar atë si një simbol të aftësisë së Kishës për të bashkuar besnikërinë ndaj traditës me hapjen ndaj modernitetit.

“Sagrada Família tregon se është e mundur të ruash rrënjët e fesë dhe, në të njëjtën kohë, të dialogosh me botën bashkëkohore”, deklaroi Argüello.

Një tjetër temë qendrore e vizitës do të jetë çështja e migrantëve. Ishujt Kanarie, një nga pikat kryesore të mbërritjes së emigrantëve që kalojnë rrugë të rrezikshme detare drejt Evropës, përfaqësojnë një sfidë humanitare që, sipas arqipeshkvit, nuk mund të lihet në harresë.

“Ishujt ku zbarkojnë migrantët duhet të na zgjojnë ndërgjegjen. Në fytyrën e refugjatëve ne shohim fytyrën e Krishtit”, u shpreh ai, duke bërë thirrje për solidaritet dhe përgjegjësi më të madhe ndaj atyre që ikin nga luftërat, varfëria dhe persekutimi.

Gjatë qëndrimit të tij në Spanjë, Papa Leoni XIV pritet të dërgojë mesazhe të forta në favor të paqes dhe bashkëjetesës, duke ftuar besimtarët dhe shoqërinë në tërësi që “të ngrenë shikimin” përtej sfidave të përditshme dhe të mos humbasin shpresën për një të ardhme më të drejtë dhe më vëllazërore.

Vizita konsiderohet një mundësi për reflektim mbi identitetin shpirtëror të Evropës, por edhe mbi detyrimin moral për të mos qëndruar indiferentë përballë vuajtjeve njerëzore. Në këtë kuadër, mesazhi i Papës synon të lidhë dimensionin e fesë me angazhimin konkret për paqe, mikpritje dhe dinjitet njerëzor.

05 qershor 2026, 18:41